Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe PKK, ka theksuar se duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut. Dhe në këtë kuadër ka theksuar se do të jetë një hap i gabuar vajtja në referendum e qeverisë rajonale kurde të Irakut.”
Gjithashtu bëhet e ditur se Erdoğan ndër të tjera ka shprehur edhe shqetësimet e Turqisë në lidhje me mbështetjen që SHBA-ja i jep PYD/PKK-së. Duke tërhequr vëmendjen se vendbanimet e pastruara nga DEASH-duhet ti lihen popullatës lokale, Erdoğan, ka cekur edhe rëndësinë e mbështetjes së mekanizmit që synon formimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri.
Në takimin ku është diskutuar për luftën e përbashkët në malet Kandil dhe Sinxhar në Irak kundër elementëve të PKK-së, dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes, mësohet se është nënvizuar se Turqia dhe SHBA-të janë partnerë strategjikë dhe dy aleatë të rëndësishëm në NATO.”
Bëhet e ditur se takimi i presidentit Erdoğan me sekretarin Mattis në rezidencën presidenciale në Ankara ka zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, kreu i shërbimeve inteligjente (MIT), Hakan Fidan dhe zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.