Ministria e Vetëqeverisjes lokale dhe zyra e UNDP-së në Maqedoni kanë filluar sot debatin e parë publik në kuadër të iniciativës për rikthimin e bashkësive lokale, si një potencial për forcimin e vetëqeverisjes lokale. Zëvendës ministri i pushtetit lokal tha se kjo ide është diskutuar edhe në Qeveri dhe në fazën e parë bëhen vlerësimet e mundësive dhe nevojave, si dhe do të meren mendimet e të gjitha palëve.
DEJAN PAVLEVSKI, ZËVENDËS MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE
‘Pritjet janë se do të ketë interesim të madh për këtë çështje, sidomos nëpër fshatrat, ku funksionimi I bashkësive lokale është e rëndësisë së veçantë për jetesën e tyre normale dhe të përditshme. Do të ndërmarrim aktivitete për t’i riaktivizuar bashkësitë lokale urbane, e sidomos bashkësitë lokale nëpër fshatra, në mënyrë që ato të jenë vende ku banorët do të mblidhen dhe vetë të vendosin për nevojat dhe prioritetet e tyre’
Ideja mbështetet edhe nga UNDP. Sekretari kryesor teknik i UNDP në Shkup, Herald Shenker tha se programi i OKB-së për zhvillim ka për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, ndërsa theksoi se rajoni tanimë ka përvojë me punën e vetëqeverisjes vendore.
HERALD SHENKER, UNDP
‘Për UNDP-në ka dy çështje, njëra është avancimi i vazhdueshëm i demokracisë lokale, dhe bashkësitë lokale janë pjesë e këtij procesi. Tjetra është që qytetarët të jenë në qendër të vëmendjes, të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve në çdo aspekt. Mendojmë se ka potencial, ka përvojë nga rajoni dhe më gjerë. Punojmë në një vision të përbashkët për bashkësitë lokale’
Zyrat vendore të cilat kanë ekzistuar edhe më herët në Maqedoni janë vlerësuar si një mundësi e mirë që qytetarët, veçanërisht ato të zonave rurale të kenë sa më afër shërbimet e nevojshme administrative. Arben Zeqiri /SHENJA/
Planifikohet kthimi i bashkësive lokale (VIDEO) by tvshenjaofficial

