Një paciente e pranuar me dhimbje në abdomen, një prerje cezarianë në javën e 27 të shtatëzanisë, tre foshnje të posalindura që humbën jetën dhe disa rrethana të panjohura rreth gjithë kësaj ngjarjeje. I shokuar për atë që ka ndodhur me tre foshnjet e tij dhe i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes që akoma ndodhet në spital, prindi i foshnjeve edhe sot nuk pranoi të prononcohet për kamerën tonë lidhur me këtë çështje.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për pacienten me inicialet I.M, e cila është pranuar në spital më 21 gusht, në klinikën për gjinekologji. Të njejtën ditë e njëjta ka lindur me anë të prerjes cezariane në javën e 27, për shkak të shpërthimit paraprak të ujit. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se vdekja e foshnjeve trineqe është konstatuar ditën e nesërme.
Lidhur me këtë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka realizuar një takim me drejtoreshën e klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktoria Jovanovska. Në këtë takim është konstatuar se kjo ishte shtatëzania e parë e pacientes me fekondim Invitro dhe ka qenë e lartë shkalla e rrezikut për shkak të diabetit gestational, dhe hipertensionit. Ata konstatuan gjithashtu se pacientja ka qenë më parë tri herë e shtruar në Spitalin klinik të Tetovës për shkak të hemorragjisë gjinekologjike.
Nëpërmjet komunikatës dërguar mediave, ata sqarojnë se të gjitha veprimet e ndërmarra kanë qenë në interes të të sapolindurve dhe shëndetit të nënës, duke mohuar kështu zërat nëpër opinion se vdekja e të sapolindurve është e lidhur me mungesën e pajisjeve të nevojshme ose inkupatorët në klinikë.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Duke pasur parasysh diagnozën e pranuar, plasja e ujit dhe kordoni kërthizor i rënë, në interes të të sapolindurve dhe shëndetit të nënës, shtatzënia ishte mbaruar me operacion me prerje cezariane. Pas lindjes, foshnjat janë pranuar nga një pediatër dhe një mami në sallën e operacioneve, gjatë të cilës është vendosur reanimacioni primar dhe janë vendosur në inkubator ku janë transportuar në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Terapi”
Ministria e shëndetësisë, menjëherë pas marrjes së informacionit ka formuar Komision për mbikëqyrje profesionale e cila në detaje do të duhet shqyrtoj rastin, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjekësinë e bazuar në argumente. Nga ministria theksojmë se nëse raporti i komisionit konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore. Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura. Ajnur Bafqari
Paqartësi për vdekjen e trenjakëve: Prindërit… by tvshenjaofficial

