Author: almakos

25 August Struganët dhe turistët netët edhe më tej i kalojnë pa ujë të pijshëm për shkak se ndërmarrja publike Proakva zbaton ndërprerje prej orës 12 në mesnatë deri në pesë të mëngjesit. Qyteti edhe më tej ka probleme serioze me mungesën e ujit të pijshëm për shkak se burimet në Shum dhe Belicë të Epërme ende janë shumë larg kapacitetit të zakonshëm. “Edhe Drinin ta lëshojnë në Llabunishtë përsëri nuk do të ketë ujë, sepse e keqpërdorin.” “Ka shumë probleme me ujin. Ka dhe nuk ka. Në mëngjes ka dhe më pas menjëherë ndërpritet. Nuk mundet në gjithë këtë…

Lexo më Shumë

25 August I akuzuari i grupit të Kumanovës Rufki Dogani i ka vënë flakën qelisë ku ka qenë i vendosur në paraburgim në Shutkës. Nga zjarri ka marr lëndime të lehta trupore. Problemet shëndetësore që i ka pasur Dogani me veshkat për të cilat ka deklaruar edhe në seancat gjyqësore dhe mos marrja e ndihmës së nevojshme për trajtim tek specialistët, ka bërë që Dogani në shenjë proteste të djegë qelinë. Megjithatë gardianët e burgut kanë arritur ta nxjerrin të akuzuarin nga qelia dhe të shuajnë zjarrin. Për të konfirmuar gjendjen shdnetësore të Doganit, Alsat pyeti edhe në qendrat Klinike…

Lexo më Shumë

25 August Këshilli i cili ngritë procedura për përgjegjësi të gjykatësve sot ka vendosur që t’i kontrollojë iniciativat kundër gjykatësve të cilët kanë vendosur në lëndët “Fortesa” dhe “Target” të Speciales. Lëndët e iniciativës “Zelena Lupa”hapen në bazë të informacioneve të ardhura, ndërsa të njëjtit së pari do t’i kontrollojë komisioni përkatës. Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve “Komisioni duhet të konstatojë nëse gjykatësit kanë bërë parregullsi gjatë marrjes së vendimeve të tyre dhe për këtë do të përgatitet raport pas të cilit Këshilli do të vendos nëse do të ngrihet…

Lexo më Shumë

Një punëtor ndërtimi është në rrezik për jetë pasi dje ka rënë nga skela nga objekti në ndërtimin e rrugës “Ruzvelltova” në Shkup. Policia kumtoi se dje në orën 15:26 minuta në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, nga Qendra urgjente Shkup është paraqitur se tek ata është sjellë një person i lënduar A.J. (47) nga Shkupi, i punësuar në firmën “Trimina”. A.J. ndodhet në komë në KARIL, nuk është kontaktibil dhe ndodhet në rrezik për jetë, theksojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

25 August Deponia e materialeve të rënda paraqet problem serioz për banorët e komunës së Gazi Babës. Dy vitet e fundit për çdo ditë me dhjetëra kamion janë duke hedhur mbeturina në afërsi të këtyre vendbanimeve që në shumicën e rasteve ndizen dhe banorët nuk mund të qëndrojnë as në shtëpitë e tyre. Ata ankohen se edhe pse pas shumë ankesave dhe denoncimit të problemit edhe në komunën e Butelit dhe të Gazi Babës nuk është marrë asnjë masë. Banorët kanë dorëzuar edhe peticion. Ne kemi problem me këtë dhe që është duke i hedhur këtu , ne nuk kemi…

Lexo më Shumë

25 August Për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia, Rufki Dogani njëri prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djegur qelinë ku ka qenë i vendosur, raportojnë mediat në Maqedoni. Rasti ka ndodhur para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit. Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Lexo më Shumë

– ) – Drejtoresha e IPSH pranë KGJO, Viktoria Jovanovska sot përmes një kumtese me shkrim reagoi në, siç thekson, shpifjet dhe të pavërtetat e nxjerra nga ana e VMRODPMNE-së. Thekson se ajo, e cila për drejtoreshë është emëruar para saktë dy javësh me përvojën paraprake profesionale prej 20 vjet përvojë në KGJM, specialiste gjinekologe obstetër e cila në asnjë moment nuk e ka rrezikuar punën e institucionit e as jetën dhe shëndetin e asnjë pacienti. “Qindra lindjet dhe pacientët e operuar flasin për profesionalitetin dhe kualifikimet e konfirmuara me rezultatet e vetë pacientëve të njohurisë sime me bashkëshorten e…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani thotë se partia e tij do të kërkojë që kryeprokurori i ri të jetë shqiptar. Por Osmani mohon që partia e tij të ndikojë në sistemin gjyqësor gjatë procesit të emërimeve.  Përzierjen e kohëpaskohshme siç e quajti Osmani, tha se e bën vetëm për ta rritur përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor. BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Gjithmonë na kanë kritikuar se ndoshta edhe në ato përgjimet e dalura, se BDI po ndërhyn në çështjen e gjykatësve. Ne kemi ndërhyrë dhe do të ndërhyjmë edhe në të ardhmen sa i takon edhe…

Lexo më Shumë

Duhet të ketë avancimin dhe debllokimin të procesit eurointergues të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për BE dhe NATO, kështu u shpreh deputeti i Parlamenti Evropian, njëkohësisht dhe President i Liberal Demokratëve Evropian, Hans Van Balen, i cili po qëdron për vizitë zyrtare në Shkup. Në një prononcim për media, Balen tha se ai së bashku me 7 kryeministrat, që janë pjesë e aleancës, oftrojnë mbështetje të fuqishme Maqedonisë dhe bashkëpunim të plotë në drejtim të përmirësimit të klimën së biznesit në Maqedoni. Hans Van Balen, deputeti i Parlamenti Evropian dhe President i Liberal Demokratëve Evropian “Sot jemi këtu për…

Lexo më Shumë

Dita e parë e Kurban Bajramit 1 shtatori, është ditë jo pune për qytetarët e bashkësisë myslimane në Republikën e Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Kurban Bajrami është shpallur ditë jo pune në pajtim me Ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit mysliman ia uroi festën e  Kurban Bajramit.

Lexo më Shumë

Dita e parë e Kurban Bajramit 1 shtatori, është ditë jo pune për qytetarët e bashkësisë myslimane në Republikën e Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Kurban Bajrami është shpallur ditë jo pune në pajtim me Ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit mysliman ia uroi festën e Kurban Bajramit.

Lexo më Shumë

Ministri pa portofol i angazhuar për Komunikime, Transparencë dhe Raport, Robert Popovski sot realizoi takim me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni Pol Edvards, në të cilin u bisedua për angazhimet e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë drejt transparencës së tërësishme të të gjitha institucioneve ndaj qytetarëve të vendit, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Ministri Popovski në takim i paralajmëroi reformat mediale të parapara në suaza të planit 3-6-9 në drejtim të përshpejtimit të integrimeve euroatlantike të vendit. “Zëvendësambasadori Eduards shprehi mbështetje dhe paralajmëroi ndihmë konkrete në drejtim të përforcimit të komunikimit të institucioneve qeveritare ndaj qytetarëve.…

Lexo më Shumë