25 August
Këshilli i cili ngritë procedura për përgjegjësi të gjykatësve sot ka vendosur që t’i kontrollojë iniciativat kundër gjykatësve të cilët kanë vendosur në lëndët “Fortesa” dhe “Target” të Speciales. Lëndët e iniciativës “Zelena Lupa”hapen në bazë të informacioneve të ardhura, ndërsa të njëjtit së pari do t’i kontrollojë komisioni përkatës.
Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve
“Komisioni duhet të konstatojë nëse gjykatësit kanë bërë parregullsi gjatë marrjes së vendimeve të tyre dhe për këtë do të përgatitet raport pas të cilit Këshilli do të vendos nëse do të ngrihet procedurë për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve para Këshillit Gjyqësor të RM-së ose do ta refuzojë iniciativën, gjë për të cilën opinioni do të jetë i njoftuar”.
Nga kumtesa e Këshillit megjithatë mbetet e paqartë se sa gjykatës do të jenë lëndë hetimi. Shoqata “Zelena Lupa” deri më tani ka ngritur dy iniciativa për gjithsej 12 gjykatës në lidhje me lëndët “Target” dhe “Fortesa” ku në mes të detajeve të drejtësisë gjendet edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Ka edhe gjykatës tjerë nga Gjykata Supreme, ajo e Apelit dhe Gjykata Themelore e Shkupit.
Shoqata “Zelena Lupa” i ka iniciuar këto procedura sepse për ta Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme nuk e kanë ndjekur praktikën e vendosur dhe ligjet në rastet kur PSP-ja kërkonte paraburgime. Rezultati përfundimtar, sipas kësaj shoqate është fakti se në atë mënyrë gjykatat ua kanë hapur dyert për arrati ish shefit të DSK-së Goran Grujevskit dhe të punësuarit po në të njëjtën Drejtori, Nikola Boshkovskit.
Alsat-M

