Duhet të ketë avancimin dhe debllokimin të procesit eurointergues të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për BE dhe NATO, kështu u shpreh deputeti i Parlamenti Evropian, njëkohësisht dhe President i Liberal Demokratëve Evropian, Hans Van Balen, i cili po qëdron për vizitë zyrtare në Shkup. Në një prononcim për media, Balen tha se ai së bashku me 7 kryeministrat, që janë pjesë e aleancës, oftrojnë mbështetje të fuqishme Maqedonisë dhe bashkëpunim të plotë në drejtim të përmirësimit të klimën së biznesit në Maqedoni.
Hans Van Balen, deputeti i Parlamenti Evropian dhe President i Liberal Demokratëve Evropian
“Sot jemi këtu për shkak se tani ka qeveri të re, tani ka koalicion të ri. Unë vërtet sot jam këtu për të punuar me ju. Unë e përcjella porosin tek kryeministri se liberalët janë vërtet aktiv dhe kanë pozicion të fuqishëm në parlamentin evropian. Kemi 7 kryeministra pjesë të vetë aleancës, gjithashtu edhe zotri Makron që është përfaqësues i lartë. Porosia ime është që së bashku me 7 komisionerët e BE-së dhe presidentit freng do të punojmë shumë për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë”.
Edhe minstri Zoran Shapuriq, përgjegjës për rregullativën për përmisimin e klimës së investimeve për kompanitë vendase tha se deputeti i Parlamentit Evropian u ka dhënë mbështetje të plotë në frymën e investimve, qofshin ato vendase por edhe investimeve të huaja dhe fakti se ai për vetëm dy vite ai ka zhvilluar 6 vizita në Maqedoni, shtoi Shapuriq tregon interesim të vërtet për këtë vend.
Zoran Shapuriq, ministër përgjegjës për rregullativën për përmisimin e klimës investimeve për kompanitë vendase
“Në përmirësimin e klimës së biznesit, investimeve, ai dha mbështetje të fuqishme për angazhimet e qeverisë për stimulimin e investimeve të brendëshme, përmes investimeve të huaja dhe para se gjithash kuptohet qofshin ato investime vendase apo të huaja të cilat udhëheqin me teknologji më të mëdha, të cilat prodhojnë produkte që do të jenë të destinuara për eksport ose për zëvendësimin e importit të prodhimeve strategjike, prodhime të RM-së, si dhe prodhime që përbëjnëë standarde të larta mjedisore”.
President i Liberal-Demokratëve Evropian, Hans Van Balen gjithashtu theksoi se Maqedonisë i nevoitet modernizohet dhe përmirsim të klimës së investimeve dhe në momentin kur Maqedonia do të jetë një vend i modernizuar, shtoi ai do të mund të ulet në tavolinë për të biseduar për integrim në BE.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Van Balen, ka realizuar takim me Kryeministrin Zoran Zaev si dhe me ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov. Emine Ismaili /SHENJA/

