Pesë rrëshqitëse të reja të adaptuara, kolovajzë dhe rekuizita për stërvitje do të vendosen në pesë kënde lojërash ekzistuese për fëmijë në territorin e Komunës Qendër. Adaptimi nënkupton formimin e hapësirës me rekuizita të cilat do të ishin të qasshme edhe për fëmijët me invaliditet, që do t’u mundësojë sigurt të luajnë, të socializohen dhe do t’u mundësojë mjedis stimulues për rritje dhe zhvillim të drejtë. Realizimi i këtij projekti, i cili është në interes të fëmijëve me aftësi të kufizuara, është i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në partneritet me Lidhjen kombëtare të personave me invaliditet trupor në Maqedoni “Mobilitet Maqedoni” dhe Komunën Qendër. Ministria i siguroi rekuizitat, ndërsa komuna Qendër hapësirën. Fushat e adaptuara sipas kritereve evropiane do të jenë të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këndi i këtillë i lojërave tashmë është adaptuar te parku qendror në Kapishtec, ndërsa do të vendosen edhe në fushat e sportit në Murin e Qytetit – Agromekanika, Muri i Qytetit – Avtomakedonia, Muri i Qytetit – Tregu i gjelbër dhe Kapishtec – Zebra, njoftoi komuna Qendër.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari

