Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov rrjetet sociale Twitter dhe në Facebook shkroi se asnjë nga bashkëbiseduesit me të cilët deri tani ka pasur takime, nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët.
“Pata qindra takime nga 1 korriku e këtej. Asnjë prej bashkëbiseduesve nuk kërkoi që Maqedonia të jetë vend destinacioni për refugjatët. Fakt”, shkruhet në twittin dhe postimin e Dimitrov. Ministria shtoi se nevoja që të përhapet frikë rrjedh nga frika individuale – nga përgjegjësia./SHENJA/

