Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë u shënua 27 gushti – Dita e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik (3 bmk). Kjo ditë me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave të armatosura Gjorge Ivanov është caktuar si ditë e këtij njësiti në përkujtim të formimit të brigadës më 27 gusht të vitit 1944 në Breznicë. Në emër të Brigadës së parë të menakizuar këmbësorike në përbërje të së cilit vepron 3bmk të pranishmëve iu drejtua komandanti i saj koloneli Zoran Milevski. Në kuadër të shënimit të Ditës së njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të 3bmk morën avancime, shpërblime, lëvdata dhe masa tjera stimuluese ndërsa për dy pjesëtarë të këtij njësiti të cilët kanë pësuar dëmetime materiale gjatë përmbytjeve në rrethinën e Tetovës u është ndarë ndihmë e grumbulluar në të holla nga bashkëluftëtarët e tyre dhe nga batalioni dhe nga brigada. Në kuadër të shënimit të Ditës së Njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë nga 3.bmk morën promocione, çmime, lëvdata dhe masa tjera stimulative. Për togë më të mirë u shpall toga e tretë e mekanizuar këmbësorik nga çeta e parë e mekanizuar këmbësorike për rezultatet e arritura të shkëlqyeshme dhe angazhimin e pjesëtarëve të tyre posaçërisht në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Gjermani për shkak të së cilës e fituan kupën kalimtare dhe flamurin për togë më të mirë. Solemniteti përfundoi me defile të eshalonëve nga të gjithë komandot dhe njësitet e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari
- Bekim Fetaji: Arsimi i lartë po zhvendoset nga edukimi bazuar në fakte, në edukim i bazuar në shkathtësi

