Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu zhvilloi takim pune me drejtorin e Agjencionit për arsim europian dhe mobilitet, Darko Dimitrov. Në kuadër të këtij takimi, u diskutua implementimi i programit ERAZMUS+ si dhe iniciativa të tjera të cilat janë në kompetenca të këtij Agjencioni. Poashtu, në këtë takim, u shqyrtuan edhe mundësitë të cilat u ofrohen istitucioneve të arsimit të lartë në Programin ERAZMUS+. Vlen të theksohet se Universitetit të Tetovës i janë ndarë grante që tejkalonë shumën prej 250.000 eurove dhe do të implementohen gjatë dy viteve të ardhëshme. Këto grante do të mundësojnë studentëve dhe stafit arsimor zgjerimin e diturive dhe krijimin e kurikulumit të ri të ciklit të dytë të studimeve interkulturore.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari
- Bekim Fetaji: Arsimi i lartë po zhvendoset nga edukimi bazuar në fakte, në edukim i bazuar në shkathtësi

