Aktivistë të shoqërisë civile do të mbledhin nënshkrime për burgosjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nisma e ashtuquajtur “Lezhenje” synon që t’i akzivizojë qytetarët për të bërë presion publik për arrestimin e kreut të ish-partisë në pushtet.
Në afishen e përgatitur qytetarët mund të nënshkriajnë për opsionin: “Po, Grujo duhet të ‘flejë’ në burg”.
Pika e nënshkrimeve hapet nga ora 18:00 para Qendrës Tregtare “Biser”, në “Aerodrom”.
Akivistët e njëjtë më herët kanë organizuar nismën “Zgjimi”, e cila synonte t’i ndërgjegjësonte qytetarët për fatin e refugjatëve nga Lindja e Mesme që kalonin nëpër Maqedoni.

