Teksa temperaturat e larta ende po vazhdojnë, me to kohë pas kohe po ndizen edhe zjarret në vende të ndryshme malore. Për momentin zjarr aktiv ka në territorin e lumit “Axhina” i cili gjendet në territorin e parkut nacional të “Mavrovës”.
Dhe ky është zjarri i dytë aktiv në këtë pjesë të Maqedonisë. Paraprakisht zjarr kishte edhe në fshatin Bibaj. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po ashtu tregojnë se zjarri i filluar dje pasdite në Ribnicë dhe në dy vende të lokalitetit “Lëndina e Priftit” dhe “Shkalla e peshkut” tashmë janë lokalizar por dëmet janë të dukshme pasi janë kapur 200 hektarë tokë.
Ndihma më e madhe ka ardhur nga avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilat edhe sot po vazhdojnë të patrullojnë nëpër gjithë vendet potenciale për zjarr dhe ato që tashmë kanë kaluar një fazë zjarri. Për momentin nuk ka informata se çfarë i ka shkaktuar këto zjarre por autoritetet kujtojnë se nëse dikush i ka shkaktuar qëllimisht, do të ndiqen penalisht.

