Alsat-M, mëson se para pak çasteve kryetari i Këshillit të Prokurorëve ka dhënë dorëheqje nga posti.
Këshilli i Prokurorëve Publik duhej të mbante seancë në të cilën është paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës Prokuror Shtetëror Publik, në vend të Marko Zvërlevskit. Të enjten e kaluar seanca u anulua për shkak të kourumit. Mirëpo në vend të kësaj ndodhi dorëheqja e Kryetarit të Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski.

