Author: almakos

Që kur u prezantua Deklarata e titulluar ‘OBRM-PDUKM evropiane për Maqedoni evropiane’ nga nismëtarët për reforma dhe demokratizim të OBRM-PDUKM, dje pasdite janë nisur për Bruksel. Ata për ‘Fokus’ pohuan se janë në Bruksel, por nuk jepen informacione se për çfarë arsye janë atje. Sipas informacioneve, ata tashmë janë marrë kanë zhvilluar takuar me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, të cilët janë të interesuar për reformat në OBRM-PDUKM dhe për Deklaratën e re. Pritet sot të ketë informacione për aktivitetet e reformatorëve në Bruksel dhe përmbajtjen e vizitës së tyre me përfaqësues të BE-së.

Lexo më Shumë

Një video është publikuar në Youtube ku shihet se si sigurimi i Qendrës Klinike në Shkup ka reaguar shpejtë pasi është bllokuar sistemi për hapjen e laurës që të mund të futet makina e ndihmës së shpejtë. Personi i sigurimit kur kuptoi se makina e ndihmës së shpejtë nuk mund të futet në spital, vendosi që ta thyej derën hyrëse dhe të mundësojë makinat të futen brenda. Në Klinikën në Shkup në mungesë të hyrjes së veçantë për ndihmën e shpejtë, ajo duhet gjithmonë të futet me makinat tjera normale që rezulton me pritje në kolona dhe vonesa të shumta.…

Lexo më Shumë

Një pjesë e shfrytëzuesve në Komunën Qendër, Aerodrom dhe Saraj nesër do të mbeten pa energji elektrike, për shkak të aktiviteteve teknike. Në periudhën prej 9 deri 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Bojanë, ndërsa prej 13:30 deri 15 energji nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit. Nesër prej 8:30 deri 11:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Tasino Çeshmine” në Komunën Qendër, ndërsa në periudhën prej 12 deri 15 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavril Konstantinoviq” në Komunën Aerodrom.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, ku të akuzuar janë 37 persona me akuzën për terrorizëm, të cilët janë të përfshirë në përleshjen e armatosur të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Pas fjalës së fundit të Prokurorisë Publike, gjithashtu fjalën e fundit do ta kenë edhe avokatët dhe pas tyre edhe të akuzuarit. Në fjalën e fundit në njërën nga seancat e kaluara, prokuroria kërkoi nga gjykata që grupi të shpallet fajtor, për shkak se ka akuza të forta ndaj tyre për kryerjen e veprave të rënda penale, ndërsa…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup do të prezantohet projekti për modernizimin e shërbimeve të inspektimit, i implementuar nga “IDEAS DePo” në bashkpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa i financuar nga ana e Agjencisë për zhvillin ndërkombëtar (USAID). Në prezantimin e projektit është paraparë fjalim i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, drejtorit të projektit, Aleksandar Shahov, si dhe përfaqësuesit e USAID-it në Maqedoni, David Ateberi. Është paraparë të prezentohen qëllimet e projektit dhe të mbahet diskutim i hapur.

Lexo më Shumë

Nikos Kotzias do të vizitojë nesër Shkupin, për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vizita e tij bëhet pas vizitës së Nikolla Dimitrov në Greqi para disa javëve. ”Ndërtimi i besimit në mes dy shteteve” është tema e diskutimit mes Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov në Shkup. Bisedime për gjërat që e pengojnë Maqedoninë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Tema tjera më të nxehta, si ajo rreth emrit të Maqedonisë duhet të presin pas zgjedhjeve lokale. Gjithashtu pritet të flitet edhe për incidentin e federatës greke të hendbollit ku Greqia refuzoi të luaj kundër Maqedonisë pasi…

Lexo më Shumë

Konferencë me temë “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO” do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për tema lidhur me procesin e qasjes së Maqedonisë në NATO, reformat për përmbushjen e kritereve për anëtarësim, si dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore. Konferencën do ta hap drejtori i Institutit për hetime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë MPJ-së, ambasadori Abdulkadër Memedi, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadorët Jess Baily dhe Tomas Gerbereich. Në kuadër të konferencës do të mbahen edhe dy…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë prej sot fillon me punë pas pushimit vjetor që deputetët e shfrytëzuan prej datës 18 të këtij muaji.Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, për sot janë caktuar seanca të Komisionit për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim. Në rend dite janë raportet për punë të Drejtorisë për Kundërzbulim për vitin 2016 dhe të Agjencisë për Zbulim.Për sot është paralajmëruar edhe takimi i anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me delegacionin e Parlamentit të Britanisë së Madhe.Seanca plenare është caktuar për më 4 shtator…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i Qeverisë Dragi Rashkovski ka paralajmëruar se që nesër do të ngrejë procedurë penale kundër sekretarit paraprak të Qeverisë dhe 60 të punësuarve të cilët kanë marë paga, por nuk kanë ardhur në punë. Rashkovski tha se punësimet janë bërë në periudha të ndryshme, ndërsa të njëjtit kanë marë paga për 2, 3 e me tepër vite. Me këtë, shtoi më tej ai, buxheti i shtetit është dëmtuar për 800 mijë euro, ndërsa të punësuarit kanë shfrytëzuar jo vetëm pagat, por edhe pushimin vjetor dhe beneficione të tjera.“Bëhet fjalë për përgjegjësi të cilën do ta kërkojmë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shqyrtuar sot kërkesat për dorëheqje të anëtarëve të komisioneve komunale të cilët nuk janë në gjendje të vazhdojnë me detyrën ose nuk i plotësojnë më kushtet. Në vend të tyre KSHZ përmes shortit elektronik zgjodhi anëtarë të tjerë nga radhët e administratës shtetërore. Në mbledhjen e sotme në rend dite ka qenë kërkesa e organizatës CIVIL për monitorimin e zgjedhjeve lokale, raporti për shqyrtimin e listës së votuesve gjatë katër ditëve të fundit, si dhe pika të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve të 15 tetorit. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor poashtu njoftuan për…

Lexo më Shumë

Fisnik Doko, doktorant në FINKI, i diplomuar dhe magjistruar në Shkup në Universitetin Shën Qirili dhe Metodij. Microsoft trejneri i vetëm shqiptar që posedon mbi 20 certifikata të Microsoftit, ligjerues i kurseve profesionale të Microsoftit në rajon dhe në Europë. IT ekspert në fushën e programimit dhe bazave të të dhenave, i angazhuar në proekte të ndryshme. I punësuar në Banken Popullore të RM (BPRM)  si programer dhe i angazhuar në UNT si asisstent në fakultetin e informatikes. Pjesmarrës si ligjerues në IT konferenca dhe së fundmi një ndër ligjeruesit eminent në shkollën për lider te ri te presidenteti te…

Lexo më Shumë

Edhe tre ditë na ndajnë nga festa e madhe e Kurban Bajramit, ndërsa tanimë ka nisur shitblerja e kafshëve të cilat besimtarët i therrin në shenjë sakrifice. Besimtarët myslimanë të cilët kanë vendosur që të blejnë kurbane bënin llogaritë e tyre se çfarë lloji te kafshëve do të blejnë, varësisht prej gjendjes së tyre ekonomike. Sikurse vitet e kaluara tregu ofron shumëllojshmëri, por qytetarët vazhdojnë të ankohen se fuqia e tyre blerëse gjithnjë e më shumë po pakësohet. Me ankesa të shumta shitësit thonë se këtë vit gjendja e rëndë ekonomike edhe më shumë po e vështirson punën e tyre,…

Lexo më Shumë