Sekretari gjeneral i Qeverisë Dragi Rashkovski ka paralajmëruar se që nesër do të ngrejë procedurë penale kundër sekretarit paraprak të Qeverisë dhe 60 të punësuarve të cilët kanë marë paga, por nuk kanë ardhur në punë. Rashkovski tha se punësimet janë bërë në periudha të ndryshme, ndërsa të njëjtit kanë marë paga për 2, 3 e me tepër vite. Me këtë, shtoi më tej ai, buxheti i shtetit është dëmtuar për 800 mijë euro, ndërsa të punësuarit kanë shfrytëzuar jo vetëm pagat, por edhe pushimin vjetor dhe beneficione të tjera.
“Bëhet fjalë për përgjegjësi të cilën do ta kërkojmë në mënyrë solidare nga ana e punëdhënësit, gjegjësisht Sekretari gjeneral, edhe nga ana e të punësuarve, të cilët edhe pse e kanë ditur se duhet të vijnë në punë, edhe pse e kanë ditur se e kanë ditur se duhet ti kryejnë detyrat e tyre, nuk kanë ardhur në punë. Posedojmë evidencë edhe atë si argument do ta dorëzojmë në Prokurorinë publike, në të cilën shihet se këta të punësuar, në 2,3 dhe 4 vite varësisht nga ajo se kur e kanë pranuar punën, një herë në jave sipas një orari të përcaktuar, kanë ardhur për tu nënshkruar se janë të pranishëm atë ditë.”, ka deklaruar Dragi Rashkovski, transmeton SHENJA>
Data 21.05.2026
Aktuale
- LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit
- Përparim Rama akuza të rënda Kurtit: Ka mendësi të sëmurë, po krijon kriza dhe frikë për të kontrolluar shtetin
- Vrasje në tentativë, plagosen dy të mitur – njëri dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
- Kontrolle në burgun e Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit, gjenden dhe sekuestrohen telefona celularë “iPhone”, karikues dhe USB
- Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë
- VLEN: A po bëhet LSDM fytyra e dytë e BDI-së?
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal

