Nikos Kotzias do të vizitojë nesër Shkupin, për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vizita e tij bëhet pas vizitës së Nikolla Dimitrov në Greqi para disa javëve.
”Ndërtimi i besimit në mes dy shteteve” është tema e diskutimit mes Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov në Shkup.
Bisedime për gjërat që e pengojnë Maqedoninë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Tema tjera më të nxehta, si ajo rreth emrit të Maqedonisë duhet të presin pas zgjedhjeve lokale.
Gjithashtu pritet të flitet edhe për incidentin e federatës greke të hendbollit ku Greqia refuzoi të luaj kundër Maqedonisë pasi disa zyrtarë në fanella e kishin të shkruar ”Macedonia”.
Mediat në Greqi, sipas Balkaninsight, ky është takim për ”matje pulsi” në mes dy shteteve për sfidat e ardhshme diplomatike në të ardhmen.

