Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias nesër do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Shkup, njoftoi sot MPJ-ja zyrtare greke.Në njoftim thuhet se Koxias do të takohet me kolegun Nikolla Dimitrov, ku do të ketë edhe bisedime më të zgjeruara, ndërsa më pas edhe deklaratë të përbashkët për mediat.“Ai më pas do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendërkyeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe do të takohet me përfaqësuesit e partive parlamentare, informoi MPJ-ja greke.

Lexo më Shumë

30 August Kreu i LR-PDSH-së , Zijadin Sela në një takim me gazetarët nuk ka përjashtuar bashkëpunimin me Lëvizjen BESA. Sela me këtë rast ka theksuar se janë formuar komisionet të cilat po shqyrtojnë këtë mundësi, megjithatë sipas tij një vendim i tillë do të merret nga ana e Kryesisë qendrore të partisë. Ndërkohë në press konferencën e sotme u bë publike se partisë së Selës i bashkëngjiten Hysni Shaqiri dhe Valon Kurtishi .

Lexo më Shumë

Është me rëndësi të vendosim relacion të hapur, të shohim çfarë është me rëndësi për Greqinë dhe ta sqarojmë atë që është më e rëndësishme për Maqedoninë. Është me rëndësi edhe për Greqinë ta njohë momentin e ri në Maqedoni dhe ta mbështesë, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga vizita e nesërme e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në Shkup. “Jam i bindur se me këmbëngulje dhe transparencë, me mesazhin se edhe për Greqinë është me rëndësi që Maqedonia të ketë sukses dhe të ketë fqinj stabilë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se në kuadër të Aleancës janë bashkuar edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar i Hysni Shaqirit dhe shoqata Iliricum Libertas e Valon Kurtishit.Kjo Aleancë, tha Sela, nuk do të kishte kuptim nëse do të bashkonte subjekte politike dhe shoqëri civile, por edhe misioni jonë është të bashkojmë popullin.“I bëj apel të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e kësaj Aleance, në mënyrë që misionin që kemi marrë përsipër ta realizojmë. Ne në zgjidhje lokale do të dalim me siglën e Aleancës së shqiptarëve pas zgjedhjeve do të shpallim kongresin e parë, të gjithë…

Lexo më Shumë

Qeveria fillon me procesin e transparencës maksimale kur bëhet fjalë për informacionet me interes publik. Hapi i parë në këtë drejtim, siç u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, është vendimi i sjellë dje për deklasifikimin e marrëveshjeve me investitorët e huaj për ndarjen e ndihmës shtetërore. Për shtatë ditë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë duhet të përpilojë një listë të institucioneve shtetërore të cilat kanë dakorduar marrëveshje të tilla, pas së cilës saktë do të dihet se sa do të jetë numri i marrëveshjeve, i cili i ka dakorduar ose i cili i ka klasifikuar si…

Lexo më Shumë

Deri më 15 shtator familjet me të ardhura të përgjithshme deri 22 mijë denarë do të mund të aplikojnë për qëndrim të subvencionuar pesëditor falas, vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme. Siç është thënë në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, bëhet fjalë për një nga masat qeveritare për mbështetje të turizmit vendor për familjet me të ardhura të ulëta, për të cilët tashmë janë siguruar mjete financiare me ribalancin e buxhetit për vitin 2017. Detaje për këtë masë sot në konferencë për shtyp do të parashtrojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Lexo më Shumë

Iniciativa e rinisë së Gostivarit së RDK-së dhe UNITETI bashkarisht, në emër të Aleancës për Shqiptarët, kanë vendosur që ta përkrahin zyrtarisht iniciativën e rinisë së Gostivarit për ta kandiduar për kryetar të komunës së Gostivarit, djalin e dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinin. RDK apelon dhe shpreson që kësaj iniciative t’i bashkangjiten të gjithë subjektet tjera, organizatat e ndryshme qytetare, të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit pa dallim, të përkrahin përfaqësimin e denjë të gjeneratës së re, Shpat Iseinin dhe të hapin një faqe të re të historisë së komunës së Gostivarit, njofton Shërbimi…

Lexo më Shumë

Diskriminimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike kanë qenë më të theksuara gjatë vitit të kaluar, bazuar në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë, shkruan REL. Sipas të dhënave, më së shumti qytetarët janë të diskriminuar në marrëdhëniet e punës, shëndetësisë, arsimit, e deri te shërbimet e institucioneve. Raporti ka për bazë të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat e diskriminimit për vitin e kaluar. “Në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më të zëshme janë shoqatat qytetare. Vlerësojmë se është e nevojshme që të ketë aktivitete në rritje nga institucionet në…

Lexo më Shumë

Valdet Zekaj ka braktisur seancën e sotme gjyqësore ku avokatët mbrojtës po thonë fjalën përfundimtare.“Bojkotoj. Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranu as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dojmë me ditë se kush na ka tradhëtu”, tha Valdet Zekaj duke u larguar nga salla e gjykatës, raporton SHENJA.Veprimin e tij të bojkotit e ndoqën edhe disa pjesëtarë të tjerë të grupit duke thënë nga një fjalë kalimthi me kërkesë përdrejtësi dhe zbardhje të plotë të…

Lexo më Shumë

Kanë filluar fjalimet e mbrojtjes në procesin gjyqësor “Lagjja e Trimave”. Sipas avokates Artene Ademi e cila ishte e para prej avokatëve që filluan me mbrojtjen e klientëve në formë të fjalës përfundimtare, ky proces gjyqësor nuk është i bazuar në Ligje dhe prova konkrete por gjithçka është një sajim banal pasi që akuzat bazohen kryesisht në biseda të përgjuara telefonike për të cilat nuk ka ekspertizë as të zërave të cilat marrin pjesë në bisedë. “Ky proces do të shkruhet në historinë e gjyqësorit si një shembull se si nuk duhen vepruar gjykatësit dhe prokurorët. Veprimet e koordinuara të…

Lexo më Shumë

Me urdhër të Komunës Qendër, ndërsa edhe me kërkesë të qytetarëve, kompania e autorizuar ka kryer matjen e zhurmës në kafenetë ‘Intermeco’, ‘Bastion’ dhe ‘Xhusi bar’ dhe ka konstatuar se zhurma e cila vjen nga këto lokale e kalon maksimalen nga kufiri i lejuar. Nga Komuna kumtojnë se gjobat për personat përgjegjës dhe juridik do tu shqiptohen sipas rregullores pozitive ligjore. Në raportimin nga qytetarët, kumtojnë nga Komuna, inspektori i autorizuar ka dalë në terren dhe ka pohuar se muzika e cila vjen nga kafenetë, ua ka prishuar qetësinë dhe ëndrrën e banorëve nga rrethina. Kryekomunari Zhernovski ka përsëritur se…

Lexo më Shumë