Qeveria fillon me procesin e transparencës maksimale kur bëhet fjalë për informacionet me interes publik. Hapi i parë në këtë drejtim, siç u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, është vendimi i sjellë dje për deklasifikimin e marrëveshjeve me investitorët e huaj për ndarjen e ndihmës shtetërore. Për shtatë ditë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë duhet të përpilojë një listë të institucioneve shtetërore të cilat kanë dakorduar marrëveshje të tilla, pas së cilës saktë do të dihet se sa do të jetë numri i marrëveshjeve, i cili i ka dakorduar ose i cili i ka klasifikuar si informacione të cilat nuk kanë qasje për opinionin. “Deklasifikimi i marrëveshjeve është masë e planit qeveritar 3-6-9 dhe me të aspak nuk ndërhyhet në punën e investitorëve të huaj. Mbeten këtu dhe mbrohen. Deklasifikimi është në interes të qytetarëve pasi që ata kanë të drejtë ta dinë kujt dhe sa prej parave publike i janë dhënë”, u theksua në brifingun me gazetarët. Qeveria, siç u tha, është duke përgatitur një analizë për benefitin prej investitorëve të huaj.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë
- VLEN: A po bëhet LSDM fytyra e dytë e BDI-së?
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…

