Edhe tre ditë na ndajnë nga festa e madhe e Kurban Bajramit, ndërsa tanimë ka nisur shitblerja e kafshëve të cilat besimtarët i therrin në shenjë sakrifice. Besimtarët myslimanë të cilët kanë vendosur që të blejnë kurbane bënin llogaritë e tyre se çfarë lloji te kafshëve do të blejnë, varësisht prej gjendjes së tyre ekonomike. Sikurse vitet e kaluara tregu ofron shumëllojshmëri, por qytetarët vazhdojnë të ankohen se fuqia e tyre blerëse gjithnjë e më shumë po pakësohet. Me ankesa të shumta shitësit thonë se këtë vit gjendja e rëndë ekonomike edhe më shumë po e vështirson punën e tyre, edhe përkundër çmimeve të ulëta.
SHITËS
‘Çmimi është i lirë, por se merr askush. S’kanë populli para, me pasur para secili ka qef me ble por kur s’kanë, çka të bëjnë. Shumë dobët, hiq nuk ka shitje, prej në mëngjes nuk më ka pyet askush se sa kushton.
SHITËS
‘S’ka shitje se populli nuk ka pare, çmimet s’janë të larta, por s’ka shitje, kujt t’ia shesim. Punojmë edhe para këtyre ditëve por nuk po bënë këtë vit, shumë dobët, krizë”.
SHITËS
‘Shitësit nuk janë aq të kënaqur, mirëpo koha e bënë të veten, njerëzit të holla nuk kanë. Shitje të mjaftueshme nuk ka, çmimi është i dobët. Blerësit duan të blejnë, por xhepi i zbrazur e bënë të veten’
Ankesat e ngjashme i kanë edhe blerësit. Për ta çmimet e kafshëve janë normale dhe të volitshme, mirëpo kushtet e vështira apo të ardhurat e pakta që i posedojnë, e bëjnë të pamundur blejren e ndonjë kurbani.
BLERËS
‘Çmimi është i dobët, ai është kujdesur për kafshet deri në këtë ditë, si me na i falur, por dobët’
BLERËS
‘Këtë vit katastrofë, as 20% s’ka shkuar si vjet, s’ka populli para, këtu vijnë vetëm ato që janë jashtë, të vendit tonë s’ka’
Besimtarët myslimanë pas faljes së namazit të Bajramit, therrin kurbanë, që janë simbol i sakrificës dhe humanitetit, duke përkujtuar kështu profetin Ibrahim. Këtë vit, çmimi për një dele fillon nga 100 euro. Medina Ajeti /SHENJA/

