Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski dha dorëheqje nga posti. Por, do të vazhdojë të mbetet anëtar i Këshillit derisa t’i mbarojë mandati. Vendimin Anevski e kumtoi pikërisht në seancën kur duhej të zgjidhet ushtruesi i detyrës kryeprokuror. Ish kryetari i Këshillit u tërhoq për arsye familjare.
PETAR ANEVSKI, KRYETAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE
“Në seancën e sotme dhashë dorëheqje nga funksioni kryetar i Këshillit të Prokurorëve, për shkak të arsyeve personale, arsye familjare. Të enjten anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time, a do ta pranojnë ose jo është punë e tyre”
Sidoqoftë, Anevski do të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit të Prokurorëve, duke marrë parasysh se mandati i tij si anëtar skadon në vitin 2020.
Pas dorëheqjes së Anevskit, Këshilli me shumicë votash votoi për emrimin e Liljana Spasovksës si ushtruese detyre në postin e kryeprokurorir, deri pas zgjedhjeve lokale kur duhet të zgjidhet kryeprokurori i ri. Spasovska është prokurororja e cila pas skadimit të mandatit të Gordana Geshkovskës, e cila është e angazhuar në rastin Monstra, mori përsipër lëndën “Monstra” dhe kërkoi rishqyrtim të rastit me prova të reja.
Më 4 shtator deputetët do të diskutojnë mbi propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Prokurorit Publik dhe do duhet të merret vendim për konkurs në të cilin pretenduesit për këtë post do duhet të paraqiten në brenda dy javëve. Por, Këshilli i Prokurorëve ka kohë edhe 15 ditë shtesë për të bërë vlerësimin e kandidatëve për kryeprokuror. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

