29 August
VMRO-ja duhet të reformohet nëse dëshiron të fitoj në zgjedhjet lokale. Kështu porositën reformatorët e kësaj partie duke prezantuar deklaratën për demokratizimin dhe modernizimin e partisë. Aleksandar Mihajllovski tha se partia nuk mund të udhëhiqen nga një lideri i korruptuar, pa dokumente udhëtimi, i izoluar ndërkombëtarisht dhe ndaj të cilit po udhëhiqen procese gjyqësore.
Të gjithë duhet ta kemi të qartë, në veçanti anëtarët e VMRO DPMNE-së se nëse VMRO DPMNE nuk reformohet, asnjëherë nuk do të kthehet në pushtet. Ne kemi lider me pasaportë të konfiskuar, të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe person ndaj të cilit po udhëhiqen procedura gjyqësore. Me çfarë kapaciteti do të udhëheq VMRO-në në të ardhmen dhe si do të paraqitet në zgjedhjet lokale me një barrë të tillë si për partinë ashtu edhe për veten e tij. VMRO DPMNE duhet patjetër të reformohet nëse duam që të shkojmë përpara, nëse duam të ndërtojmë politika të fuqishme të cilat do të mundësojnë që në zgjedhjet e ardhshme sërish të marr mbështetjen e qytetarëve dhe të formoj qeverinë e re – tha Aleksandar Mihajllovski, drejtues i reformave në VMRO DPMNE.
Alsat-M

