Gjithsej 34 persona, prej të cilëve 33 të punësuar në Sekretariatin e Qeverisë dhe udhëheqësja e Qendrës për Punësim në Qytetin e Shkupit janë ankuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndaj vendimeve për procedurë diciplinore, për degradimin e vendit të punës dhe për procedura për suspendim nga puna, të sjella nga seketari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe ushtruesi i detyrës drejtor i Agjencionit Shtetëror për Punësim. Komisioni filloi sot shqyrtimin e ankesave në të cilat palët akuzojnë se të gjitha vendimet janë sjellë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe kjo siç thuhet në ankesa është në kundërshtim me kodin zgjedhor.
IGOR TANTUROVSKI, KRYETAR I ANTIKORRUPSIONIT
“Ankimin i dorëzuar lidhur me nenin 8 a nga Kodi Zgjedhor, Dimço Stojanovski nga Kërçova kundër Sekretariatit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë. Ankimim i dorëzuar lidhur me nenin 8 a të Kodit Zgjedhor nga magjistër Sllobodanka Aleksovska kundër Agjencionit për Punësim i Republikës së Maqedonisë. Ankimim i dorëzuar lidhur me nenin 8a nga Aleksandër Kolevski dhe të tjerë kundër Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”
Në rastin e parë, thuhet se Sekretari i Qeverisë ka inicuar procedurë diciplinore dhe është formuar komision diciplinor ndaj Dimço Stojanovskit, i punësuar në Qeveri dhe kërkohet t’i ndërpritet marrëdhënia e punës. Në rastin e dytë, udhëheqësja e Qendrës për Punësim në Qytetin e Shkupit, është ankuar se ushtruesja e detyrës drejtoreshë e Agjencionit Shtetëror për Punësim, ka sjellë tre vendime, njoftim për transferim në vend pune pesë nivele më të ulëta, vendim për inicimin e procedurës disciplinore dhe vendim për suspendim nga puna. Në ankesën e tretë janë nënshkruar gjithsej 32 të punësuar në administratën shtetërore ndaj të cilëve siç thuhet në ankesë, sekretari i Qeverisë deri te komisioni diciplinor ka dërguar propozime me të cilat kërkohet masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës për të gjithë.
Bashkë me ankesat, palët kanë dërguar edhe kopje të vendimeve të sjella nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, por të njëjtat nuk ishin të notarizuara. Andaj për të gjitha ankesat, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, solli konkluza me të cilat kërkohet nga sekretariati i Qeverisë dhe Agjencioni për punësim që të dorëzojnë të gjitha dokumentet origjinale ose kopje të notarizuara, që kanë të bëjnë me rastet në fjalë në një afat prej më së voni 15 ditëve. Pas pranimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të të njëjtave, komisioni do të sjellë vendim lidhur me këto ankesa. Arben Zeqiri /SHENJA/

