Dorëheqja e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski do të zyrtarizohet të enjtjen në mbledhjen e ardhme të Këshillit, theksojnë burimet e Tv Shenja.
Sipas këtyre burimeve, Anevski ka deklaruar se ka dhënë doreqhje nga posti i kryetari për shkaqe private, familjare.
Mësohet se Anevski do të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit të Prokuroëve derisa t’i skadojë mandati.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski ka dhënë dorëheqje nga posti. Vendimi u publikua gjatë mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën ishte paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës Prokuror Shtetëror Publik, në vend të Marko Zvërlevskit.

