Autobusi i linjës Tiranë-Athinë mori zjarr sot brenda tunelit të Panagopulas, duke shkaktuar panik tek udhëtarët.
Krejt papritur teksa po kalonin brenda tunelit udhëtarët kanë pikasur zjarr brenda autobusit dhe nuk dihen ende shkaqet e tij.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, por reagimi i qetë i shoferit e kishte penguar përhapjen e flakëve.
Shoferi madje me shpejtësi e kishte shuar zjarrin aq sa nuk kishte nevojë për ndërhyrjen e zjarrfikësve. Nga raportimet e medieve greke nuk ka persona të lënduar. /Gazeta-shqip/