Bëhen shtatë vite që përflitet për Unifikimin e Abetares shqipe, në Maqedoni, ndërsa vite më parë u miratua në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, e ngjajshme siç aplikohet në Shqipëri.
Zëvendës ministri i arsimit, Visar Ganiu thotë se bëhet përpjekje për miratimin e ligjit, për unifikimin e Abetares, në Maqedoni. Ndërsa, profesori Universitar, Zeqir Kadriu, mendon se problem është thjeshtë, çështja politike dhe se nuk ka gjë tjetër që e pengon. Mësuesja Vjollca Kërluku, thotë se gjuhëtarët duhet të punojnë në këtë çështje, duhet të përmbushen amanetet e të parëve tanë dhe le të vijë në shprehje fjala e Fan S. Nolit, për bashkimin e shqiptarëve dhe bashkëveprimin e tyre, shkruan Almakos.
“ Është më se e kërkuar një abetare mbarëkombëtare, që do t’u shërbente gjithë fëmijëve shqiptar. Si pikësinim i gjithë kësaj, madje që abetarja e gjithë shqiptarëve të shtrihet jo vetëm në Kosovë siç është aktualisht, por ajo të shtrihet edhe te ne shqiptarët e Maqedonisë, madje ajo u bë edhe me një intervenim në Luginën e Preshevës, kështu që te ne mbeti për shkaqe shumë të natyrshme, ku ne kemi patur dy ministra shqiptar, me rradhë, dhe për vetë faktin që VMRO-ja, me të madhe e ka kundërshtuar këtë çështje, mos me qenë një unifikim i përbashkët i abetares, ku është një pikësinim i gjithë fëmijëve shqiptar të mësojnë me një abetare, që të kenë një qasje të përbashkët, në të gjitha trojet shqiptare. Mua më vjen keq që tani ajo më nuk është realizuar. Është e natyrshme që tani mund të bëhet me një qëndrim pak më serioz të subjekteve tona politike shqiptare, sepse thjesht është një çështje politike, nuk ka një gjë tjetër që e pengon. Ajo do të kishte marrë mandej përmasa profesionale. Abetarja shqipe, tani më mësohet me metoda të reja. Sot, kanë nxjerrë shumë autorë abetare, por ajo gjithë kombëtare që u miratua në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në Shqipëri dhe që zbatohet edhe kësaj dite në Kosovë, mendoj që është zgjedhja më e mirë. Në qoftëse do të bënim edhe ne këtë hap, do të ishte një çështje shumë e mirë dhe do të reflektonte pozitivisht edhe për ne këtu edhe për fëmijët shqiptar edhe për vetë politikën gjithë shqiptare që shtrihet te ne”, tha profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Zeqir Kadriu, për Almakos.
Ndërsa, i pyetur për Unifikimin e Abateras shqiptare, dhe pse ajo nuk është zbatuar deri më sot, në Maqedoni, zëvendës ministri i arsimit Visar Ganiu, thotë se ka nismë për ndryshime në të githa nivelet arsimore.
“Ne kemi nis për ndryshim të ligjeve në të gjitha nivelet, atë universitare apo sipëror, ligjin e lartë për shkollë të mesme dhe fillore. Jemi duke mbledhur informata në lidhje me abetaren dhe kuptohet që do të insistojmë qe të ndryshojmë edhe ligjin e teksteve shkollore që të mund ta zbatojmë abetaren e Unifikuar në Maqedoni”, tha Ganiu, zëvendës Ministri i Arsimit.
Mësuesja Vjollca, që punon në ciklin e ulët arsimor thotë se abetarja e Unifikuar nënkupton një qasje të përbashkët arsimore ndër shqiptarët.
“Kur shohim filmat për dashurinë ndaj gjuhës shqipe, na shtohet dëshira për të pasur abetaren mbarë kombëtare. Kjo, për të shkuar në vend amaneti i të parëve dhe për të mos u humbur kot mundi i heronjve atdhedashës.
Por, siç duket kjo detyrë u mbetet edhe sot gjuhëtarëve të kërkojnë e të punojnë, me qëllim unifikimin e abetares edhe në Maqedoni. Se kush nuk do të kishte dashur që shtate vilajetet shqiptare të mos e kenë një abetare të tillë.
E atëherë më vjen në shprehje thënja e shtrejntë e Fan S. Nolit, që Evropa të na lë të bashkohemi e të sheh bota se kush jemi.
Mendoj se sot është koha, të kemi një abetare, siç mëson fëmija në Shqipëri, në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni”, thotë mësuesja Vjollca.
Delvina Kërluku
Almakos.com

