Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe është vet përgjegjëse të flas se kënd do ta përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë. Ai ka thënë se serbët do të diskutojnë me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton lajmi.net. Duke iu përgjigjur pyetjeve në Leskovc, ai është pyetur nëse Lista Serbe do ta përkrah “koalicionin e luftës”.
“Pyetini ata”, u përgjigj Vuçiq. Ai tutje ka theksur se serbët e partive tjera duhet ta përkrahin Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale. Në këtë vizitë në Leskovc Vuçiq ka premtuar ndihmë për komunat me shumicë shqiptare në Bujanoc, Preshevë e Bujanoc.“Nëse përfaqësuesit e qyteteve vijnë dhe më shohin në zyrën time, ata do të kenë mbështetje të vazhduar”, theksoi Aleksandar Vuçiq.