Në Maqedoni sot moti është me vranësira të ndryshueshme me shi lokal. Në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm i përcjellë me erë të forcuar dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit lëvizë prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shkup moti është i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, erë të përforcuar dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius,.
Të mërkurën pritet ende do të ketë shi lokal në pjesët juglindore, veçanërisht paradite, ndërsa gjatë ditës gradualisht do të ndalojë. Temperatura e ditës e ajrit do të jetë në rënie për rreth 7-10 gradë. Nga e enjtja sërish vijon mot stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës.

