Mbi 700 anëtarë të komisioneve zgjedhore lokale dhe këshillave drejtuese nuk u janë paguar paratë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.
Siç njoftuan nga KSHZ, prej 35 770 pjesëmarrësve në 80 komisione lokale, 738 ende nuk i kanë marrë pagat për shkak të gabimeve në evidentimin e numrit amë ose llogarive bankare.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi nga komisionet lokale zgjedhore që të vihen në kontakt me personat që nuk u janë paguar kompensimet dhe ti korigjojnë të dhënat e tyre personale në mënyrë që tu jepen paratë sa më shpejtë pasi më 30 gusht përmbyllen raportet financiare.

