Sot bëhen 4 muaj nga incidentet dhe dhuna e ushtruar në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa organizatorët e përgjakjes së Kuvendit vazhdojnë të jenë të lirë, njofton SHENJA.
Rasti është nën kompetencë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila e morri përsipër rastin nga prokuroria e përgjithshme, me arsyetimin se bëhet fjalë për sulm të organizuar. Mirëpo, deri më tani nuk ka pasur asnjë akuzë apo proces gjyqësor për organizimin e dhunës së ushtruar. 9 persona nga ekzekutuesit e dhunës u dënuan me kusht, edhe atë për veprën që cilësohet si më e lehta, ‘Pjesëmarrje në turmë e cila ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës’, ndërsa dhjetëra nëpunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme u suspenduan.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, që në ditët e para pasi mori nën udhëheqje MPB-në, tha se kjo ministri nuk do të mund të funksionojë pa zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e personave përgjegjës. Mirëpo, ndaj organizatorëve të protestave, ndaj funksionarëve të lartë të MPB-së, si dhe ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së që mundësuan hyrjen e protestuesve brenda Kuvendit, akoma nuk ka të ngritur ndonjë padi. Padi më serioze janë ngritur për sulmuesin e Radmilla Shekerinskës, atë kohë deputete, ndërsa tani Ministre e Mbrojtjes. Sulmuesi i Shekerinskës akuzohet për veprën penale ‘Dhunë’, ndërsa sulmuesit e Ziadin Selës, dyshohen për tentativë për vrasje.
Para katër muajve, më 27 prill, menjëherë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, protestuesit që ndodheshin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë hynë në Kuvend, ku sulmuan disa nga deputetët që ndodheshin në press qendrën e Kuvendit. Ndër ata që pësuan më keq, ishin kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari
- Bekim Fetaji: Arsimi i lartë po zhvendoset nga edukimi bazuar në fakte, në edukim i bazuar në shkathtësi
- Vetting zbulon skemën/ Si kalojnë koncesionet nga “investitorët strategjikë” te kompanitë fantazmë
- Sofja nuk lëshon pe, shefja i diplomacisë bullgare vulos qëndrimet karshi Shkupit

