Kompania “Transmet” e Sead Koçanit përsëri ka fituar tender nga Elektranat e Maqedonisë, edhe pse pronari i saj është nën hetime për vepra penale pikërisht me tenderë të fituar nga kompania ELEM.
Nga Elektranat e Maqedonisë arsyetohen se kjo kompani ka dhënë ofertën më të lirë që dikush e ka dhënë ndonjëherë për gërmim, dhe se nuk mund ta përjashtojnë këtë kompani nga ankandi publik pasi edhe dokumentacionin edhe llogarinë i ka në rregull, por ditëve në vazhdim do ta kumtojnë vendimin përfundimtar se cila kompani do të obligohet që të gërmojë qymyr dhe zgjyrë për nevojat e REK Bitola.
“TRANS MET” duhet të kryejë gërmimin për një shumë të përgjithshme prej gjashtë milionë euro.
ELEKTRANAT E MAQEDONISË
“SHA ELEM kërkoi nga personi në fjalë dëshmi se xhirollogaria e tij nuk është e bllokuar, pas çka u pranua përgjigje me shkrim se xhirollogaria e ndërmarrjes nuk është e bllokuar, gjë që të njëjtës i jep mundësi ligjore të marrë pjesë në cilindo qoftë tender”
Edhe pse ELEM arsyetohet që i ka dhënë tender një kompanie të akuzuar për manipulime pa dëshirë, insiston që nëse kontrolli dëshmon se kompania ka respektuar të gjitha rregullat ligjore dhe do të mbetet në çmimin e ulët që e ka ofruar, shërbimi do të kryehet dhe kjo do të ishte kursim disa milionesh për kompaninë.
ELEKTRANAT E MAQEDONISË
“Për këtë shërbim, udhëheqësia paraprake e SHA ELEM kishte paraparë një buxhet prej 13 milionë euro, që nënkupton se, nëse vendimi përfundimtar e vërteton këtë zgjidhje, do të kursehen shtatë milionë euro”
Në fazën e para kualifikimit kanë marrë pjesë gjashtë ndërmarrje por të gjitha kanë mbetur pas Tras Met-it i cili për dallim prej kompanive të tjera që maksimumi kanë ofruar gërim për 100 denarë për giga xhul, ka ofruar punime për 44 denarë për giga xhul. Ferikan Iljazi Arifi

