Republika e Serbisë dëshiron që edhe më tej të ketë marrëdhënie miqësore me Republikën e Maqedonisë dhe nuk dëshiron të jetë e përfshirë në ndonjë lojë. Këtë e ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot në Nish.
“Dëshiroj të informoj popullin në Maqedonisë se nga veriu, nga Republika e Serbisë nuk ka asnjë kërcënim. Serbia nuk ka ndërmend të kontestoj asgjë që lidhet me Maqedoninë, as shtetin, as kombin, e asgjë tjetër”, ka thënë Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Ai ka shtuar se komunikimi mes dy vendeve do të vazhdoj edhe më tej dhe se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është i ftuar por vizitë në Beograd.
Që të dytë e theksuan takimin si të rëndësishëm, i hapur, konstruktiv dhe miqësor. Numri një i diplomacisë së Maqedonisë, Dimitrov tha se nga takimi do të kishte veçuar dy poenta.
“Së pari, duhet parë dhe të punohet në shpjegimin e atyre informacioneve dhe e dyta, gëzohem se ato informacione nëse dalin ashtu siç janë, nëse janë të vërteta, gëzohem se nuk e involvojnë Qeverinë e Maqedonisë. Në këtë mënyrë, ky episod tregon se sa të afërt jemi, sa është me rëndësi të kemi dialog të hapur dhe të pastër”, ka thënë Nikolla DImitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, transmeton SHENJA.
Dimitrov ka potencuar se thelbi i politikës së jashtme të Maqedonisë është rajoni të ec përpara dhe fqinjët e tonë të jenë të suksesshëm.
Përndryshe kujtojmë se ky takim vjen pas krizës vikendin e kaluar kur Serbia, pa ndonjë shpjegim, e tërhoqi personelin nga Ambasada serbe në Shkup, pas çka nëpërmjet mediave serbe akuzonin Maqedoninë për përgjim dhe përzierje nëpunët e jashtme.
Qeveria Maqedonase i hodhi poshtë akuzat e tilla dhe kërkoi një sqarim zyrtar, pa i komentuar spekulimet. Gjërat filluan ti kthehen normalitetit, pas bisedës telefonike të zhvilluar mes kryeministrit të Maqedonisë dhe presidentit serb, ku ata u dakorduan që të gjitha mospajtimet në marrëdhëniet e përbashkëta mes të dyja vendeve të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Pasoi kthimi i personelit të ambasadës serbe në Shkup, gjë që ndodhi dje. Dje poashtu Qeveria serbe paralajmëroi se edhe Ambasadorja e Serbisë në Shkup, Dushanka Divjak, do të kthehet më 31 gusht dhe një ditë më pas do të realizojë takim me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.
Enis Murtezi>
Data 21.05.2026
Aktuale
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë
- Në Maqedoninë e Veriut kreditë e qytetarëve shënuan rritje për 13.3 përqind
- Bekim Fetaji: Kemi dërguar 55 vërejtje për Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta shohim versionin final!
- Bujar Osmani: Sjellja e Ministrit izraelit Gvir ndaj aktivistëve për Gazën është çnjerëzore, Qeveria po hesht
- Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të vettingut Ardian Hajdari
- Bekim Fetaji: Arsimi i lartë po zhvendoset nga edukimi bazuar në fakte, në edukim i bazuar në shkathtësi

