Një tërmet ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm jugun e Shqipërisë.
Mësohet se lëkundjet janë regjistruar rreth orës 04:22 minuta me orën lokale, rreth 19 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme apo të lënduar pasi tërmeti i regjistruar ka qenë i magnitudës 2.9 ballë, i shënuar në 2 km thellësi të tokës.
Pavarësisht nivelit të ulët, tërmeti është ndierë edhe në Sarandë e zonat përreth. Epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës.