Maqedonia nuk ka shfrytëzuar mbi 119 milionë euro para të pakthyeshme nga fondet IPA dhe ka gjasa të humbë edhe 30 milionë të tjera nëse nuk realizohen projektet me të cilat është konkurruar, por zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nuk dëshiron që fajin për këto para të humbura ta kërkojë edhe tek partia e tij amë. Osmani thotë se fokusi i tij si ministër tani është në shfrytëzimin e parave që ende ka mundësi të shfrytëzohen.
BUJAR OSMANI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Përgjegjësinë duhet ta ketë secili që ka qenë i involvuar në këtë proces. E imja nuk është që të kërkoj përgjegjësi, e imja është që të bëj punën time ashtu siç duhet. Të shoh ku janë defektet…Unë jam këtu që të mos lejoj që të humben 150 milion euro. Në mënyrë që të mos lejoj që në pakon e dytë të humben mjetet, në kohë dua të intervenojë me një plan të mirëfilltë i cili do të jetë inkluziv. Do të jenë edhe OJQ-të, edhe struktura, do të konsultohen të gjithë ata që kanë njohuri në këtë drejtim në mënyrë që ta rrisim kapacitetin absorbues nga 70, në 90 deri në 100%”
Osmani thotë se me fondet IPA 2 janë planifikuar qindra projekte infrastrukturore, përfshirë këtu edhe kufirin Bellanoc-Stançiç i cili nuk dihet saktë se kur do të nisë të ndërtohet për shkak të pengesave byrokratike.
BUJAR OSMANI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Për shkak se objekti gjendet në dy anët e kufirit, asnjëra anë nuk mund të japë leje për objekt të përbashkët. Tan i jemi duket i koordinuar të gjitha institucionet që të gjejmë një mënyrë që mund të kontraktohet nga delegacioni evropian në palën kosovare dhe të mund ta realizojmë. Mendoj se i kemi dhënë një shans të mirë këtij projekti dhe ai në fund do të realizohet, edhe pse ende është në kaudër të projekteve të rrezikshme”
Me fondin IPA 2 që BE-ja ia ka ndarë Maqedonisë për shfrytëzim deri në vitin 2020, në dispozicion janë 600 milion euro por deri më tani janë programuar vetëm 445 milion euro dhe tek duhet të pritet realizimi i projekteve për të cilat janë ndarë mjetet. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Maqedonia nuk ka shfrytëzuar mbi 119 milionë… by tvshenjaofficial

