Policia gjyqësore është e detyruar të njoftojë “pa vonesë” prokurorin lidhur me veprën penale , shpesh prokurori nuk njoftohet në kohë. Përfshirja e prokurorit që në fazat e para të hetimit ndihmon në strukturimin e mirë të procesit hetimor dhe në parandalimin e vonesave të panevojshme apo punës hetimore të keqorientuar apo të papërshtatshme, për rastin konkret.
Disa analistë të ligjit besojnë se, nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë, atëherë çështja duhet të dërgohet për gjykim, duke ia lënë gjykatës vendimin përfundimtar të fajësisë apo pafajësisë. Të tjerë analistë do të argumentonin se, nëse prokurori nuk është i bindur për fajësinë, atëherë do të ishte një braktisje e rolit të tij si prokuror – pa përmendur shpenzimin e kotë të kohës dhe burimeve të gjykatave.
Shumë nga krimi që vihet re sot nëpër botë është i organizuar, por sa ne si shoqëri jemi të gatshëm të luftojmë krimin, për analistin Bujar Plloshtani në vendet e pazhvilluara, sundon një sistem politik diktatorial i organizuar nga pushteti, të cilat punojnë për interest e tyre personale.
“Shoqëritë e vendeve të trancizionit janë viktimë e sistemit politik, si mënyrë e organizimit të shtetit; ku si tërësi përfshin regjimin politik si formë e organizimit të pushtetit, organizimin social dhe strukturën ekonomike. Shoqëritë e tranzicionit në të shumtën e rasteve si pasojë e këtij regjimi politik të instaluar është vërtetuar se ka shërbyer më tepër interesit vetjak të politikanit, sesa ka shërbyer interesit publik. Realisht, çdo regjim politik brenda një sistemi politik duhet t’i referohet aktit më të lartë juridiko-politik të shtetit, kushtetutës, organizimit dhe ndarjes së pushtetit dhe mënyrës së shprehjes së besimit të qytetarit përmes votimit.
Ndonëse, kjo praktikë tek shoqëritë e tranzicionit duket shumë larg ushtrimit të këtij veprimi politik në interes të përgjithshëm. Vendet me demokraci të brishtë janë më të prirur të zhyten në korrupsion dhe krim, pasi kështu përfitimi vetjak arrin në përmbushjen e detyrimeve dhe synimeve të tyre. Përgjatë shumë qeverisjeve të vendeve me demokraci të brishtë kanë detyruar në një farë mënyre edhe shoqërinë të implikohet në politizimin e çështjeve, e kështu pushteti krijon ndërvarshmëri të instituicioneve me politizimin e shoqërisë. Kur vjen në shprehje politizimi i shoqërisë, atëherë kemi paraqitjen e shoqërisë krimogjene brenda një shteti; dhe është mjaft e vështirë pastaj shoqëria të ndahet nga ndikimi politik e aq më pak të luftojë krimin! Shoqëria jonë ende nuk është në stadin që të luftojë krimin, pasi ajo është e përfshirë brenda ndikimeve politike, duke krijuar trajektore bashkëveprimi midis shoqërisë dhe pushtetit; dhe në anën tjetër kemi një pjesë të shoqërisë, ta quaj kushtimisht “elitare” që nuk duron asnjë përfshirje politike, duke ruajtur kështu ndikimin nga politika ditore. Mirëpo, shoqëritë e politizuara nuk janë të afta të luftojnë krimin, ndërsa shoqëritë që ruajnë ndikimet politike janë të pafuqishme përballë monopolit që ka pushteti. Si rrjedhojë e kësaj, ne ende nuk jemi shoqëri që mund ta luftojmë krimin me asnjë farë mjeti demokratik, qoftë përmes revoltës qytetareske apo formave tjera qytetare”, tha Bujar Plloshtani, analist politik, për Almakos.
Në Maqedoni një dekadë dhe më shumë ka mbisunduar krimi, organet kompetente kanë bërë përpjekje, por nuk kanë zbardhur rastet, kjo mbetet enigmë për shumë qytetarë të vendit, të cilët kërkojnë drejtësi, për djemtë e tyre të pafajshëm, ku edhe janë dënuar për raste të ndonjë krimi, që akoma janë çështje të hapura, në institucionet përkatëse.
D.Kërluku
Almakos.com

