Në një bisedë të hapur dhe konstruktive në Nish, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i sqaroi homologut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov arsyet e tërheqjes së personelit diplomatik nga ambasada në Shkup, por pa zbuluar më shumë detaje në opinion. Megjithatë bashkë konstatuan se të dyja vendet janë mike dhe problemet duhet t’i zgjidhin në frymën e fqinjësisë së mirë. Ministri Serb madje u shpreh se Serbia nuk do të ndërmerr asnjë veprim që do t’i dëmtonte interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Ne i përcollëm njohuritë e shërbimeve tona të sigurisë. Pikërisht ato njohuri shkaktuan reagimin tonë, respektivisht dëshiruam t’i ikim ndonjë dëmi eventual ndaj Republikën së Serbisë, të akuzohet rrejshëm se dëshiron ta destabilizojë rajonin. Prandaj insistuam që gjithë këto informacione të verifikohen në mënyrë të detajuar dhe vendosëm që të gjitha mos-pajtimet t’i zgjidhim ashtu siç iu ka hije dy popujve miq, përmes dialogut. Ne dëshirojmë që edhe më tutje të mbajmë marrëdhënie miqësore me Republikën e Maqedonisë dhe të mos bëhemi pjesë e ndonjë “loje- thaIvica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Mendoj se sfera e shërbimeve të inteligjencës është delikate dhe aq më shumë që spekulojmë në opinion po aq sherr më të madh krijojmë. Megjithatë do të doja të potencoj dy gjëra. Së pari, të punohet në qartësimin e atyre informacioneve. Dhe së dyti, ato informacione nëse janë të sakta, gëzohem që nuk e përfshijnë Qeverinë maqedonase. Në një farë mënyre ky episod tregon se sa e rëndësishme është të jemi të afërt, sa është e rëndësishme të ketë dialog- tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
Zhvillimet e fundit krerët e diplomacive të të dyja vendeve i cilësuan si “relativisht turbulente” për marrëdhëniet bilaterale dhe u zotuan se do ta forcojnë miqësinë, sepse siç u shprehën i pret rrugë e përbashkët e ajo është anëtarësimi në strukturat euro-atlantike.
Qëllimet tona kryesore do të fokusohen në përforcimin e marrëdhënieve miqësore, mbështetjen e ndërsjellë në euro-integrime, zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe zhvillimin e stabilitetit në rajon. Në kontekst të strukturave të sigurisë presim edhe këto struktura të krijojnë gjithashtu marrëdhënie të miqësisë së mirë dhe bashkëpunimit, me çka do t’i mbrojmë të drejtat dhe interesat e diplomatëve tonë, edhe ato të vendit tuaj te ne dhe anasjelltas– theksoi Ivica Daçiq.
Shikojmë përpara. Përpara ka ardhmëri të përbashkët evropiane, ashtu siç prapa nesh ka të kaluar të përbashkët në një shtet. Nga këto ditë mund të nxjerrim diçka të mirë, e kjo është: t’i përmirësojmë marrëdhëniet edhe më mirë se ishin të premten a të shtunën, para këtyre disa ditëv- shtoi Nikolla Dimitrov.
Në kontekst të normalizimit të raporteve ministri Daçiç ftoi kryeministrin Zoran Zaev ta vizitojë Beogradin. Ndërsa bëri të ditur se me ministrin Dimitrov do të takohen në Forumin e radhës që do të mbahet më 4 dhe 5 shtator në Bled të Sllovenisë
Anesa Aliti

