Xhemail Çupi, profesor Universitar, i pyetur për temën: Kufiri në mes Dibrës së Madhe-Dibër e vogël, a është një plagë, dhe sa ka penguar zhvillimin ekonomik, kulturor, artistik, për Dibrën dhe dibranët ky kufi. A është e mundur bashkimi i dibranëve nga Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogwl. Çfarë kanë bērë politikanët shqiptar, për rrëzimin e këtij kufri dhe bashkimin e së njejtës, si njē trung i vetëm, Çupi, na dha këtë përgjigje:
“Pajtohem plotësisht me konstatimin tuaj se kufiri jo i natyrshëm që është vendosur padrejtësisht mes dy Dibrave, që në fakt përbëjnë një të vetmin, është një plagë aq e thellë saqë sado që të shërohet përsëri do I mbesin njollat. Unë vet gjyshen e kam patur prej Dibrës së vogël prandaj këtë tragjedi të ndarjes për së gjalli me gjakun tonë e kemi përjetuar në familjen tonë.
Sistemi I atyre viteve ka qenë aq ekstrem saqë ka qenë e ndaluar edhe vrojtimi I kufirit e jo më kalimi I tij, por fatkeqësisht ata që pësuan më shumë janë banorët e fshatrave kufitar saqë si rezultat I këtij presioni të vazhdueshëm që shpesh herë ka kaluar edhe në internime dhe burgosje pa asnjë arsye, këta fshatra janë boshatisur dhe aty më nuk jetoj njeri. Nëse pasojat pra ishin fatale në jetrat e njerëzve nuk vjen në shprehje zhvillimin ekonomik,kulturor,artistik.
Sa I takon bashkimit administrativ të dy Dibrave, sado që ajo do ishte një natyrshmëri, mendoj se për momentin mishërim I vetëm për dy anët do ishte integrimi I të dy shteteve, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në suaza të Bashkimin Evropjan.
Në raport me rrëzimin definitiv të kufijve administrativ theksova më lartë, por do ritheksoj se në kuadër të Bashkimin Evropjan ka shumë kritere që duhet të plotësohen dhe shumë marveshje bilaterale mes shteteve që do të bënin lehtësimin, përkatësisht eliminimin e procedurave burokratike për shkëmbim të mallrave, etj. Duke e lokalizuar problematikën në nivel ndërkomunal hapi I parë që duhet të bën Kryetari aktual është që të realizon premtimin që e ka dhënë në fushatën e tij fituese që përmes pushtetit Qëndror të ndërton Terminalin doganor” tha Xhemail Çupi, Profesor Univerzitar.
D.K
Almakos.com

