Author: almakos

Prokuroria Speciale insiston në ngrirjen e pronësisë së selisë kryesore të VMRO DPMNE-së. Para Këshillit të Gjykatës Supreme, Prokurororja Lençe Ristovka ka shpjeguar se kjo pronë doemos duhet të ngrihet pasi që ka gjasa që të shkojë në duar të tjetër kujt. Kjo duke u bazuar në faktin që në fund të viti 2016, personat udhëheqës e kanë lënë objektin nën hipotekë për të marrë kredi. LENÇE RISTOVSKA, PROKURORE “Në rastin konkret, ankesa është për vendimin e dytë për të cilin vlerësojmë se është në kundërshtim me më shumë ligje, e sidomos ligjin për Marrëdhënie Detyruese, Ligjin për Furnizime Publike…

Lexo më Shumë

Gazetari Branko Gerovski dhe biznesmeni Lupço Palevski zënkën në Fejsbuk e shpërngulën në rrugë. Dy personazhet saktësisht në mesditë u paraqitën në “dyluftimin” që paraprakisht e caktuan në rrjetën sociale para një kafeneje të Shkupit, pa saktësuar se si është paramenduar. Ndaj kështu, në lokalitetin e kontraktuar Palevski i ka hedhur ngjyrë Gerovskit, derisa ky po i jepte disa dokumente. Paraprakisht në Fejsbuk Gerovski pohonte se ka marrë kërcënime nga Palevski, ndërsa ky i fundit kërkonte që Gerovski të kërkojë falje për ofendimet e shprehura. [embedded content]

Lexo më Shumë

Projketi Shkupi 2014 është një viurs i cili duhet të trajtohet në karantinë.Kështu e ka cilësuar projekin kundërthënës Ministri i Kulturës Robert Allagjazovski,duke preyantuar punën 100 ditore të tij si ministër.Ai tha se prioritet do tu jepet objekteve të cilat janë kontestuese dhe projekteve të cilat kanë hasur në komplikime të ndryshme. Ne e cilësojmë projektin “Shkupi 2014” si një virus i cili së pari duhet të vihet në kerantin, ta trajtojmë në mënyrë të izoluar derisa të marrim një vendim se cfarë do të bëjmë më tutje. Grupi i punës për projektin Shkupi 2014 në fund vendosi që t’i…

Lexo më Shumë

Punimet tek Teatri Shqiptar në Shkup dhe tek objekti i Teatarit të Tetovës dhe bibliotekës po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Kështu tha ministri i Kulturës Robert Allazhozovski në prezantimin e tij për 100 ditët e parë në krye të Ministrisë së Kulturës. Ai tha se për një vit apo dy, ato do të jenë në përbërje të plotë dhe do të fillojnë së funksionuari. ROBERT ALLAZHOZOVSKI, MINISTËR I KULTURËS  “Në valën e re kulturore mbi 30 për qind të mjeteve janë siguruar për shoqërinë shqiptare në një proces të hapur dhe transparent nëpërmjet rolit të Komisionit, në përbërjen e…

Lexo më Shumë

14 shtatori ishte afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Edhe pse ishte paralajmëruar dorëheqja nga posti i ministrit, një gjë e tillë nuk ndodhi me Arben Taravarin. Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në mediat në gjuhën Maqedonase, ky departament do të vazhdonte të udhëhiqet nga kuadri i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë lojë u përmendën tre mjekë. Bekim Pocesta Drejtor i Kardiologjisë, Bekim Tateshi, Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, dhe Fatmir Mexhiti, neurolog dhe koleg i Taravarit. Që të tre janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Taravarit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi…

Lexo më Shumë

Një muaj para zgjedhjeve lokale rritet pakënaqësia e qytetarëve nga kryetarët e komunave, tregon anketa e IRI-t. 58% e votuesve janë shumë ose pjesërisht të pakënaqur nga kryetari i komunës në komunën e tyre që është një rritje prej 7% në krahasim me muajin mars të këtij viti. Mbi 2/3 e qytetarëve vlerësojnë se pushteti lokal në komunën e tyre duhet të ndërrohet. Përkundër kësaj, vetëm 23 për qind janë të kënaqur nga puna e kryetarëve aktual dhe mendojnë se ata meritojnë mandat të ri- thuhet në anketën e IRI-it. Si problem më i madh në komunat ku jetojnë qytetarët…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së gjykatësit të lëndës, u anulua edhe një seancë tjetër për rastin “Sopoti”. Pas disa herësh anulim, sot duhej që të mbahej seanca e parë, ku risi ishte pjesëmarrja e prokurores së Speciales, Fatime Fetai, pasi që PSP tani ka marrë nën kompetencë këtë lëndë. Seanca e sotme është anuluar për 9 tetor, për arsye se gjykatësja, apo kryetarja e këshillit ishte zyrtarisht në udhëtim jashtë shtetit FATIME FETAI, PROKURORE SPECIALE “Është ende herët të flitet për çfarëdo lloj vendimi të mëtutjeshëm. Për më 9 tetor është shtyrë seanca, do të jeni të pranishëm dhe do…

Lexo më Shumë

Shorti për përcaktimin e rendit në listën e vetme të kandidatëve është prolonguar për nesër. Edhe pse e njëjta ishte e përcaktuar për ditën e sotme, nuk arriti të realizohet, pasi siç thonë nga KSHZ, për shkak të rënies së sistemit në gjykatën penale, kandidatët nuk kanë arritur të sigurojnë vërtetimet me të cilat do të dëshmojnë se nuk janë të gjykuar. Nga KSHZ ftojnë përfaqësuesit e autorizuar nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të këtij viti, që të marrin pjesë në hedhjen e shortit. Ata duhet të mbajnë me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se është realizuar pagesa e 2 muajve të prapambetur të asistencave sociale dhe për përkujdesje. Në fillim të këtij muaji është bërë pagesa e parë cila është vonuar dhe me datë 14 është bërë pagesa e dytë. Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, inspektorët janë në teren për të inspektuar nëse pagesat realizohen normalisht ose ka keqpërdorime eventuale. Kur pashë se kishte çrregullime në paga dhe një muaj vazhdimisht vonohemi, me rishikimin e buxhetit mundësuam fonde që qytetarët muaj për muaj t’i marrin këto para dhe nga muaji i ardhshëm do…

Lexo më Shumë

Sondazhi më i ri i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) paraqet rritje të dukshme të optimizmit për situatën në vend dhe perspektivat për anëtarësim në BE. Numri i maqedonasve që e vlerësojnë situatën politike si “të qetë dhe stabile”, që në mars të këtij viti ishte 5 për qind, është ngjitur në 44 për qind në gusht të 2017-ës. Sipas IRI-t, ky zhvillim lidhet me formimin paraprak të qeverisë pas dy vite konflikti të ashpër politik. Përqindja e atyre që përshkruajnë mjedisin aktual politik si “të tensionuar dhe të pasigurtë” ra për 18 pikë – 62 për qind në mars 2017;…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për kundërzbulim përcaktoi dy prej anëtarëve të tij që do të jenë pjesë e grupit punues ndërministror. Deputetët Trajçe Dimkov nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe Frosina Remenski nga radhët e LSDM-së do të jenë në këtë organ i cili do të punojë në zbatimin e planeve të Qeverisë për reforma në sistemin për përgjimin e komunikimeve. Grupi punues duhet të ketë anëtarë nga më shumë institucione përkatëse si dhe ekspertë të pavarur. Puna e tyre duhet të rezultojë me vendime gjyqësore me çka më në…

Lexo më Shumë

“Bombat hoqën çdo dyshim për procesin e Sopotit, pra dëshmuan se ai është rast i montuar. Edhe përkundër kësaj, të akuzuarit ende nuk kanë fituar formalisht gjyqin, megjithëse mbrohen në liri. Qeveria e re nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm në këtë drejtim. Këtu nuk mban arsyetimi se gjykatat janë të pavarura, sepse ka një sërë hapash që ka mundur të ndërmarrë pushteti, si ofrimi vullnetar i dëshmive shtesë që thotë se i ka, ngritja urgjente e një komisioni parlamentar që do merret me çështjen e të tjera. Dyshoj se këtu problemi qëndron te inkriminimi i figurave…

Lexo më Shumë