Author: almakos

Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe i dyshuari i dytë në lëndën “Fortesa” të PSP, sot me votim të fshehur është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Qendrës për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore (SELEC). Bëhet fjalë për trup ndërkombëtar për luftë kundër krimit, duke përfshirë edhe krimin e organizuar në Evropën Juglindore, me seli në Bukuresht të Rumanisë. Vendimi është sjellur në seancë të jashtëzakonshme në Bukuresht, e cila është mbajtur sot me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Nga 11 anëtarët e Këshillit të SELEC, të…

Lexo më Shumë

Në mega-anketën e realizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) është përfshirë edhe pyetja “Cili shtet mendoni se i ndihmon më së shumti Maqedonisë?”. Te përgjigjet e qytetarëve të Maqedonisë rreth kësaj pyetje vërehet ndryshim i madh i disponimit kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri sa besimi te SHBA-të është rritur nga 17 në 22 për qind dhe Amerika tani është vendi të cilit i besojnë numër më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, besimi te Rusia është përgjysmuar, duke rënë nga 11 në 6 për qind, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e dytë është Bashkimi Evropian me 18 për…

Lexo më Shumë

Vetëm pak kohë para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ai që i është afruar presidentit amerikan, Donald Trump, duke i treguar disa letra.Dhe siç edhe mund të pritej, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, shumë njerëz janë bërë kureshtarë për të ditur se për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e kësaj ngjarje, moment i cili edhe më tej mbetet një “mister”. Lidhur me këtë, duke folur të martën, Daçiq – i cili është anëtar i delegacionit serb të kryesuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të…

Lexo më Shumë

19 September Ish shef i kabinetit të Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski është shkarkuar nga funksioni drejtor i Rjetit për antikrim ndërkombëtar SELEK. Jakimovski u shkarkua nga Këshilli në SELEK, përmes votimit të fshehtë. Pro shkarkimit të tij votuan 11anëtarë dhe asnjë kundër. Toni Jakimovski është i akuzuar në rastet Target dhe Fortesa të PSP-së, ku duhet të jepet përgjigjja se kush ka përgjuar në mënyrë ilegale në Republikën e Maqedonisë. Toni Jakimovski ka mbetur pa pasaportë prej kur gjykata ka vendosur që ti merret dokumenti i udhëtimit për shkak të mundësisë së arratisjes nga shteti. Përveç Jakimovskit në rastet Fortesa…

Lexo më Shumë

“Maqedonia po bëhet rrëfimi pozitiv i Ballkanit, e kundërta e asaj që ishte në vitet e fundit në periudhën e krizës politike në vend”, kështu tha zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë konferencës së sotme për shtyp ku shpalosi të arriturat e Qeverisë në fushën euro-integruese gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë, raporton Portalb.mk. “Maqedonia po bëhet vend shembull, që shpërndanë optimizëm në rajon dhe ne atë optimizëm patjetër duhet që ta mbajmë dhe ta avancojmë nëpërmjet hapave të guximshëm që kjo Qeveri po i bën dhe nëpërmjet komunikimit dhe kthimin e miqve tanë, Maqedonia çdo ditë i…

Lexo më Shumë

Ministri Nikolla Dimitrov para fillimit të hapjes së Debatit të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të KB-së realizoi takim bilateral me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, Tomas A.Shenon. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin, i cili ka kaluar në atmosferë tejet miqësore dhe konstruktive, ministri i ka potencuar angazhimet kyçe të Qeverisë së Maqedonisë, si në planin vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm. Madje, theks të veçantë u dha aktiviteteve reformuese të orientuara drejt kthimit të shoqërisë së Maqedonisë në rrugën e vërtetë demokratike, si edhe në qasjen pozitive, të hapur…

Lexo më Shumë

Po realizohet një nga premtimet kyçe në interes të qytetarëve, po mundësohet rritja e pagës minimale në 12.000 denarë, kështu informuan nga LSDM përmes një kumtese me shkrim. Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare po i realizojnë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, është miratuar Ligji për pagë minimale dhe nga muaji i ardhshëm punëtorët do paguhen me rritje të pagës prej 12.000 denarëve, ndërsa kompanitë do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësaj mase. Sipas LSDM-së ky hapi i rëndësishëm që po hap spiralen e rritjes së përgjithshme të pagave në mënyrë të drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare, madje, nuk ia kanë besuar asnjë femre drejtimin e shtabeve partiake për organizimin e zgjedhjeve vendore. Aktivistet për të drejtave të grave thonë se proceset e përgjithshme shoqërore, me theks, ato politike, kanë pësuar një lloj depresioni duke shkaktuar një ngecje nëse jo dhe kthim prapa, sa i përket avancimit të pozitës së femrës në Maqedoni në kuadër të politikë-bërjes, duke e vendosur në listat për këshilltare sa për të plotësuar Ligjin për përfaqësim gjinor. Ermira Mehmeti, ish-deputete e cila ka mbajtur poste të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim, thotë për Radion Evropa e Lirë se…

Lexo më Shumë

Kontributi i mërgimtarëve dibranë vazhdon të jetë i madh. Ata, përveç ndihmave materiale që vite me radhë u japin familjarëve dhe familjeve skamnore, janë aktiv edhe në përkrahjen e shumë projekteve që realizohen në nivel lokal. Sipas institucioneve kompetente, por edhe të dhënave që prezantojnë shoqatat, shuma e mjeteve në të holla që hyn në Dibër nga mërgimtarët në forma të ndryshme, arrin në miliona euro dhe dollarë. Ata janë shpëtimtarë të Dibrës dhe dibranëve dhe janë infuzion për mbijetesën e popullatës. Aktualisht 1/3 e familjeve dibrane marrin ndihma sociale, kurse pjesa tjetër mbijeton me rrogat teje të ulëta, me…

Lexo më Shumë

Edicioni XXI i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”, sjell në Tetovë poet nga mbarë bota. Poeti amerikan George Wallace që është laureat i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është bursist-shkrimtar që banon përkohësisht në shtëpinë e lindjes së Walt Whitman-it. Ai është autor i shumë librave dhe shquhet për origjinalitet poetik, me të cilin ka joshë admiruesit e poezisë dhe fjalës së bukur artistike. Poezia e tij iu ngjan engjëjve të natës që shtegtojnë në një errësirë të pahijshme që e shoqëron jetën bashkëkohore: të topitjes intelektuale, shpirtërore e kulturore. Në “mjegullën e qytetërimeve…

Lexo më Shumë

19 September Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për politikë të jashtme. Në rend të ditës së seancës është Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e qasjes në Bashkimin Evropian dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes nga Parisi.

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Tetovës vetëm gjatë ditës së diel ka realizuar katër intervenime në shuarjen e zjarreve njoftojnë nga Qendra regjionale për menaxhim me kriza në Tetovë. Sipas tyre, zjarre ka pasur në fshatrat e komunave rurale. Në fshatin Pallaticë të Komunës së Zhelinës, me një automjet për shuarjen e zjarrit, tre zjarrfikës kanë arritur që të shuajnë një zjarr ku është djegur bar i thatë. Në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës po ashtu tre zjarrfikës me anë të një automjeti për shuarjen e zjarrit kanë arritur që shuajnë një zjarr ku janë djegur dërrasa dhe materiale ndërtimore. Gjithashtu tre…

Lexo më Shumë