Avokati i Popullit e dënon procedurën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila siç thekson në reagim, se përmes një shkrese të dërguar i ka mundësuar drejtorit të Shkollës fillore “Vëllazërim bashkimi” në Ohër t’u ndalojë nxënësve të vizitojnë mësim për shkak të së cilës kanë mbajtur shami në kokë dhe kërkon menjëherë t’u mundësohet ta përcjellin mësimin. “Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të drejta të njeriut parashikojnë dhe lejojnë liri të besimit dhe liri të shprehjes së religjionit, ndërsa sipas Konventës për të drejta të njeriut, lirisë së manifestimit të besimit mund të bie…
Author: almakos
19 September Ekstremizmi radikal edhe më tej është kërcënim serioz për Maqedoninë dhe Ballkanin, vlerësojnë ekspertët. Fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Afërt para dy viteve ishte shkak për druajtje më të mëdha të kësaj natyre. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski thotë se në përpunim e sipër është strategjia nacionale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit radikal. Gjithashtu është formuar një qendër nacionale koordinuese për luftë kundër kësaj dukurie. Kjo do të thotë jo vetëm përgatitje që e kemi bërë për veprim represiv të shtetit, por është edhe me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe luftën kundër terrorizmit që të…
Një anketë e re e realizuar nga data 13 deri më 16 shtator nga instituti “Dimitrija Çupovski”, nxjer pothuajse të barabarta Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Lëvizjen BESA, të cilat gëzojnë mbështetje prej 4.1, respektivisht 4 për qind nga të anketuarit. Sipas kësaj ankete, Aleanca për Shqiptarët ka mbështetjen e 2,0 % e qytetarëve, ndërsa PDSH vetëm 1,7%. Rezultatet e aketës thonë se VMRO-DPMNE ka mbështetjen e 28.4 përqind të të anketuarve, ndërsa LSDM vetëm 18,1 %. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve kanë thënë se nuk do të votojnë në zgjedhjet lokale.Pjesë e anketës ka qenë edhe besueshmëria…
19 September Gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale, fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë sigurimi i votës pa presion, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje edhe institucioneve të tjera kompetente që të japin maksimumin për të siguruar zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike Zgjedhjet lokale sikurse zgjedhjet e tjera, për ne janë shumë të rëndësishme sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka patjetër të sigurojë atmosferë të drejtë dhe demokrate para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kapacitetet e MPB-së do t’i vendosim në shërbim të zgjedhjeve, që ata të jenë…
19 September Në Balindoll të Gostivarit është përuruar një fabrikë për përpunimin e metaleve BI-Kompatibile, siç është metali i Tantalit me një investim britanik prej15 milion dollarësh. Kjo fabrikë që ka nisur me punë para një viti ka të punësuar 50 persona ndërsa paralajmëron edhe investimin e dytë në vlerë prej 2 milion eurosh me të njëjtën veprimtari, në fshatin Çegran. Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë certifikimin e fabrikës dhe prodhimit për qytetin e Gostivarit ndërsa në gjithë botën, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial. Para ca kohe, përfunduam lejet e brendshme për të…
Dhjetëra mjekë për çdo vit vazhdojnë ta braktisin Maqedoninë, në kërkim të kushteve më të mira për punë dhe për rroga më larta jashtë vendit. Ky eksod i mjekëve dhe i punonjësve të shëndetësisë tashmë po ndjehet në shumë pjesë të vendit – rajone të tëra janë pa mjekë, ndërsa ambulancat e mëparshme janë hapekrah të zbrazëta. Gjendja është kritike sidomos tek gjinekologët – prej kësaj vere, thuajse tërë rrethina e Shkupit është pa gjinekolog amë, për shkak se asnjë mjek i ri nuk pranon të punojë në shëndetësinë primare, shkruan SCOOP.
19 September Me zbatimin e zgjedhjeve lokale të drejta dhe demokratike do të rrumbullakohen reformat e planifikuara për 3 mujorin e parë, tha Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij, Maqedonia është vendi që bën kthesë në rrugën e tij euro-atlantike dhe kërkoi më shumë vëmendje nga Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër vetë Osmani pranoi se vendi nuk ka aftësi për të shfrytëzuar të gjitha fondet IPA që lëshon Bashkimi Evropian. Ai sqaroi se deri tani janë absorbuar vetëm 64% nga paketi IPA 2, por se ekziston mundësia që deri në fund të mos mund të realizohen as këto…
Avokati i Popullit e dënon ashpër procedurën e Ministrisë së Arsimit, e cila me shkresën e dërguar ia ka mundësuar drejtorit të Shkollës Fillore “Vëllazërim Bashkimi” (“Bratstvo Edinstvo”) të Ohrit, t’ua ndaloj nxënëseve ndjekjen e mësimit për shkak të mbajtjes së shamive në kokë dhe menjëherë kërkon t’u mundësohet ndjekja e procesit mësimor. “Duke e pasur parasysh se Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e parashikojnë dhe lejojnë lirinë e besimit fetar dhe lirinë e shprehjes së religjionit, ndërsa sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës, liria e manifestimit të besimit fetar mund…
Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat partitë politike do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor, raporton SHENJA,. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët –2, Lëvizja BESA – 14, BDI – 3, Pdsh -15 Aleanca për shqiptarët -9 Koalicioni i VMRO-DPMNE-së -13 VMRO-DPMNE – 7 LSDM -19 GROM -12 PPD -17 Koalicioni Së Bashku për Gazibabë, e udhëhequr nga BESA- 5 Koalicioni për Manastir e udhëhequr nga BDI Aleanca edhe Besa -4 Koalicioni për Ohrin e udhëhequr nga BDI, Aleanca dhe BESA -4 E majta -16 Partia Demokratike e Turqve 11 Partia…
LSDM i do shqiptarët e korruptuar sepse i zhvatë më lehtë; në këtë mënyrë e stimulon krimin dhe korrupsionin te shqiptarët dhe shqiptarët janë liga e dytë dhe të parëndësishëm, mjafton të jenë vota që Zaevi të ketë pushtet. Ndërsa ligji për gjuhën shqipe është një mashtrim në prag të zgjedhjeve lokale. Kështu shprehet Zeqirija Ibrahimi, nënkryetar i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të Çairit. Ibrahimi thotë se kur bëhet fjalë për shqiptarët, LSDM-ja dhe VMRO-ja janë njësoj dhe, sipas tij, kryeministri Zaev nuk i ka parë asnjëherë shqiptarët si qytetarë të vendit të tij. Për kryeministrin shqiptarët janë…
Gjykimi për dhunuesin e Radmilla Shekerinskës u anulua pasi i akuzuari ende pas katër muajsh, nuk ka kontaktuar fare me avokatin e tij që ia ka caktuar gjykata.I akuzuari Pançe Angellov nuk pati sot mundësinë që të deklarohet lidhur me fajësinë e tij, por për më tepër avokati i tij kërkoi kohë shtesë që ta mësoje për të drejtat e tij ti ja shpjegojë mundësit nëse pranon fajin ose ti ja tregojë pasojat me të cilat mund të përballet nëse nuk e pranon fajin dhe shpallet fajtor.Plaku 65 vjeçar ishte i qetë dhe i tërhequr dhe nuk shfaqte as emocione…
Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar ligji me të cilin shfuqizohet pagimi i taksës radidifuzive, njofton Portalb.mk. Ndryshimet ligjore për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot janë miratuar me procedurë të shkurtuar. Me ligjin parashihen të ardhura, të ardhurat që i ka fituar RTVM nëpërmjet mbledhjes së pagesës nga qytetarët, prej tani t’i marrë nga Buxheti i shtetit edhe atë me vlerë prej 0.5% nga vlera e Buxhetit në nivel vjetor. Për atë qëllim është e nevojshme që të ndahen 855 milionë denarë në nivel vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Përskaj Buxhetit, RTVM do…

