19 September
Në Balindoll të Gostivarit është përuruar një fabrikë për përpunimin e metaleve BI-Kompatibile, siç është metali i Tantalit me një investim britanik prej15 milion dollarësh. Kjo fabrikë që ka nisur me punë para një viti ka të punësuar 50 persona ndërsa paralajmëron edhe investimin e dytë në vlerë prej 2 milion eurosh me të njëjtën veprimtari, në fshatin Çegran. Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë certifikimin e fabrikës dhe prodhimit për qytetin e Gostivarit ndërsa në gjithë botën, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial.
Para ca kohe, përfunduam lejet e brendshme për të filluar tanimë edhe investimin e dytë që shpresojmë të fillojë gjatë këtij viti. Parashihet të jetë një objekt me vlerë më të madhe se 15 milion dollarë ku do përpunohet një numër më i madh i metaleve dhe do hap diku më shumë se 70 vende të reja të punës – tha Raymond Pouer. Drejtues ekzekutiv i PRG – Angli.
Alsat-M

