Një grup kriminal është goditur nga Policia e Durrësit ditën e sotme (20 maj), duke çuar në pranga 9 persona që akuzohen se shisnin drogë afër shkollave të qytetit, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Aksioni është koduar “Cleaning 4”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Informacionet u siguruan në rrugë operative.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 9 nga 12 shtetasit të cilët akuzohen nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Konkretisht, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20-48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë”, tha policia vendore.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë”, sqaron policia për detajet e aksionit.
Ndërkohë që vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarve.
Njoftimi i Policisë Durrës:
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”.
Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 9 nga 12 shtetasit të cilët akuzohen nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Konkretisht, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20-48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore”.


