Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të kohëpaskohshëm lokal, në disa vende të përcjellë me bubullima të rralla dhe me përforcimin e erës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, në disa vende do të arrijë shpejtësi deri në rreth 65 km/h. Indeksi UV do të jetë 5. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 33 gradë Celsius.Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme…
Author: almakos
Debati për nevojën e sjelljes së ligjit për gjuhët, ka qenë arsyeja që deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së përsëri të përplasen ashpër me akuza dhe fyerje mes vete. Deputetët e opozitës maqedonase, edhe sot mbajtën qëndrimin se nevoja e ligjit për gjuhët nuk duhet të sillet pasi është antikushtetues. Madje deputeti Antonio Milloshoski, tha se LSDM e sjell këtë ligj me qëllim për të mbuluar krimin e funksionarëve të BDI-së. Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE “E di që kjo është nevoja e disa funksionarëve shqiptarë për ta mbuluar paaftësinë ose korrupsionin. Kryetari i Komunës së Çairit ka marrë 14 për qind provizion…
19 September Lideri iVMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për herë të parë pas 8 vjetësh në Alsat thotë se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre. Në një intervistë në emisionin 200 që transmetohet sonte në 22 e 30, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill. Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave…
19 September Kuvendi vazhdon debatin për Ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete. Edhe sot, deputetët opozitarë akuzuan shumicën për tendenca për federalizimin e Maqedonisë. Sipas tyre, me këtë ligj LSDM dhe BDI po tentojnë të fshehin dështimet e tyre. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski akuzoi kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti se ka marrë përqindje nga projekti i sheshit Skënderbeu. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka marrë 14% provizion nga sheshi Skënderbeu. 450 mijë euro i ka marrë Izet Mexhiti-…
Konkurrenca mes partive shqiptare, në Maqedoni është e dukshme. Se si shihen raportet mes partive politike shqiptare tanimë kur kemi një garë mes BDI-së, BESËS, ASH dhe PDSH, e më pak nga partitë tjera, analisti Aladin Demiri, por edhe politologu nga Kosova, Sadri Ramabaja mendojnë se është një garë demokratike, por secili jep mendimin se sa fuqi kanë këto parti të depërtojnë e të bëjnë për vete qytetarin. Për Ambasadorin e Francës, në Maqedoni, konkurencën mes partive shqiptare në vendin tonë e sheh si dobiprurëse, raporton Almakos. “Demokracia është një formë e qeverisjes. Ky rend mëton t’ju ofrojë të gjithë…
Në një tryezë të rrumbullakët fermerët kanë kërkuar që qeveria e re t’u kushtojë vëmendje dhe të lejojë që këta të përfshihen në hartimin e politikave agrare, u tha nga shoqata “Kualicioni Rural”, njohton Almakos. Menduh Nuhiu, kryetari aktual i shoqatës “Kualicioni Rural”, nga komuna e Kumanovës, përfshirë edhe më gjërë, tha se me krijimin e qeverisë së re, do të mundësohet hapsirë bujqve individual që të thithin fonde nga qeveria. Poashtu që këta të kenë qasje në vendimarrje, për hartimin e planeve agrare. “Qëllimi, prej themelimit të kësaj shoqate ishte të lobojmë me instutucionet qofshin qeveritare apo jo, për…
Një pjesë e njohësve të çështjeve politike në Maqedoni pajtohen se në deklaratën e dhënë të një dite më parë, Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka lënë hapësirë të arrihet në përfundim se koalicioni i kaluar qeveritar BDI – VMRO – DPMNE në fakt ka qenë “Çift” anti-evropian, përshkak që sipas tyre, agjenda e integrimeve ka qenë në nivel shumë të ulët. Njohësi i situatave politike Petar Arsovski ishte i shkurt dhe i qartë, qeveria e kaluar BDI – VMRO – DPMNE, ishte e dështuar në konkekstin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO, njohton Almakos. “Mendoj…
Partitë politike po bëjnë përgatitjet e fundit për të hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ndërsa në këtë kuadër po zhvillohen edhe bisedime për koalicione të mundshme. Përveç dy koalicioneve të mëdha nga LSDM-ja në pushtet e Zoran Zaevit dhe OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit, me partitë e vogla maqedonase si edhe me ato të bashkësive tjera etnike, në sipërfaqe është edhe një koalicion mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Dy partitë në disa nga 80 komunat ku do të zhvillohen gara për zgjedhjet lokale nuk kanë nxjerrë kandidatë për kryetar komunash duke…
Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe kryetar aktual i OBRM-PDUKM-së ka nisur iniciativë për të përmirësuar shiqimin e studentëve nëpërmjet ndihmës ekonomike për të blerë syze nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, shkruan Telegrafi Maqedoni. Fondi për Sigurime shëndetësore në Maqedoni (FSSHM) do të kërkojë që të anulohen dy projektet ”Ndihmesa moderne për shiqim për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme” dhe ”korrigjim laserik të dioptrisë për studentë” njofton NovaTv. Për këtë projekt të miratuar nga qeveria e kaluar e Maqedonisë janë ndarë 655.000 euro. Ky vendim daton që nga shkurti i vitit të kaluar. Projektet kanë…
Gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale, fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë sigurimi i votës pa presion, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje edhe institucioneve të tjera kompetente që të japin maksimumin për të siguruar zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike“Zgjedhjet lokale sikurse zgjedhjet e tjera, për ne janë shumë të rëndësishme sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka patjetër të sigurojë atmosferë të drejtë dhe demokrate para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kapacitetet e MPB-së do t’i vendosim në shërbim të zgjedhjeve, që ata të jenë të lira dhe…
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Qeverisë në fushën e euro-integrimeve deklaroi se tani janë të nevojshme hapa konkrete nga Bashkimi Europian për përforcimin e optimizmit evropian në Ballkan. Ai shtoi se kjo qeveri edhe më tej do të vazhdojë të plotësojë obligimet e saja në drejtim të përafrimit me institucionet europiane dhe euroatlantike.“Progresi në proceset euro-integruese në RM, për fat të mirë nuk paraqet një rast të izoluar në Ballkan, por është në të njëjtin drejtim të frymës të optimizmit europian-rajonal që është përhapur edhe tek vendet anëtare të Unionit. Nevojiten…
Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit nesër vendoset në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër nga Preseka deri në Pesoçan. Siç kumtuan nga Rruga e Maqedonisë, ndryshimi i përkohshëm do të zhvillohet me devijim, respektivisht me kalimin nga njëra korsi në tjetrën, për çka është vendosur sinjalizim përkatës i qarkullimit. Ky regjim i qarkullimit do të zgjatë deri në përfundim të punëve ndërtimore.

