Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të kohëpaskohshëm lokal, në disa vende të përcjellë me bubullima të rralla dhe me përforcimin e erës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, në disa vende do të arrijë shpejtësi deri në rreth 65 km/h. Indeksi UV do të jetë 5.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit dhe me erë të matur nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë Celsius.
Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mjaft i freskët me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.
Temperatura e ditës dukshëm do të bie për rreth 10 gradë. Pastaj të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i freskët me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

