Një pjesë e njohësve të çështjeve politike në Maqedoni pajtohen se në deklaratën e dhënë të një dite më parë, Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka lënë hapësirë të arrihet në përfundim se koalicioni i kaluar qeveritar BDI – VMRO – DPMNE në fakt ka qenë “Çift” anti-evropian, përshkak që sipas tyre, agjenda e integrimeve ka qenë në nivel shumë të ulët. Njohësi i situatave politike Petar Arsovski ishte i shkurt dhe i qartë, qeveria e kaluar BDI – VMRO – DPMNE, ishte e dështuar në konkekstin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO, njohton Almakos.
“Mendoj që Bujar Osmani flet për faktin që për herë të parë realizohet koalicion joformal parazgjedhor, në mes një partie maqedonase dhe shqiptare e cila hap perspektiva më serioze për shoqëri më serioze multikulturore e që është në suaza të vlerave evropiane. Gjithsesi, me këtë BDI e pranon se në koalicionin e kaluar me VMRO – DPMNE-në nuk kaluan shumë mirë, ndërsa prej koalicionit të ri presin të kundërtën,” deklaroi analisti Petar Arsovski.
Analisti politik Nikolla Dujovski duke krahësuar dy koalicionet e BDI-së, atë me VMRO – DPMNE-në dhe koalicionin e fundit të parlajamëruar me socialdemokratët, poashtu u pajtua se bashkëpunimi i integristëve me partinë e Nikolla Gruevskit nuk kishte kahje evropiane dhe pa asnjë efekt pozitiv sa i përket kyçjes së Maqedonisë në strukturat euroatlantike, shton Dujovski për Almakos.
“Deklarata e zëvendëskryetarit për eurointegrime Bujar Osmani për koalicionin e tanishëm mes LSDM-së dhe BDI-së kur tha se është koalicion evropian, është në dobi të asaj se bëhet fjalë për aktivitetet që po i ndërrmer qeveria e re, e që janë pjesë e planit strategjik 3-6-9, i cili gati tërësisht i është përkushtuar përgatitjes së Maqedonisë drejt eurointegrimeve. Për dallim të koalicionit të kaluar mes BDI-së dhe VMRO – DPMNE-së, ku eurointegrimet ishin në nivel shumë të ulët, dhe përveç deklarativisht, asgjë konkrete nuk kishte, ky koalicion, kjo qeveri po bënë shumë në planin evropian. Ministri i Jashtëm në veçanti është shumë aktiv, poashtu edhe kryeministri, realizohen numër i madh të takimeve mirëpo edhe ngritet lartë shoqëria maqedonase në kontekst të eurointegrimeve. Prandaj, po, pajtohem me deklaratën e Osmanit kur thotë që kjo qeveri ose koalicion, është drejtuar kah Evropa,” deklaroi analisti politik Nikolla Dujovski.
Mirëpo, Arsovski dhe Dujovski që të dy pajtohen se ky koalicion i ri LSDM-BDI ka mundësinë që më në fund t’i zhbllokoj proceset eurotinegruese të Maqedonisë dhe për qytetarët e saj të hap perspektiva të reja.
/Almakos.com
Blerim Ismaili

