Pas nëntë viteve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka qenë mysafir në një emision të një televizioni kryesisht shqiptar. Ai në emision u mundua që të arsyetoj mosprezencën nëpër media shqiptare. Në pyetjen rreth mediumeve dhe votuesve shqiptar në të kaluarën ai ka thënë se partia e tij është nxirrë me qëllim nga mediat në gjuhën shqipe. ”Ne gjithmonë jemi orvatur të bëjmë punë në Maqedoni me të cilat do t’i zgjidhim problemet dhe nevojat e të gjithë qytetarëve. është fakt se në të kaluarën disa mediume , posaçërisht ato shqiptare ishim të damkosur si parti politike, të dëshmuar si…
Author: almakos
Një tërmet me intensitet prej 2.7 shkallë sipas Rihterit mëngjesin e sotëm është regjistruar në Ohër.Dridhja ka ndodhur në orën 8:50 minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në lindje të Ohrit dhe në thellësi prej dy kilometrave.
Më shumë para për qytetarët, është hequr taksa radiodifuzive, është rritur paga minimale, është siguruar kompensim për punëtorët nga firmat e familentuara. Për vetëm njëqind ditë Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare treguan se mund të punohet me nder, përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve, në vend të kriminalitetit dhe shkatërrimit të shtetit në interes të individëve, ashtu siç ishte në kohën e VMRO-DPMNE-së. Përmes punës së ndershme, të përgjegjshme dhe efikase dhe përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive për luks, u sollën një sërë masash të cilat zgjidhin problemet shumëvjeçare të qytetarëve. Tashmë nga muaji i ardhshëm, paga…
– Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga 12 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve 48 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, si dhe 33 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi,…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të mbledhjes së 15-të duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Deputeti mbrëmë deri vonë diskutuan rerth këtij ligji dhe patën mendime të ndara për të. Opozita akuzoi se ligji është jokushtetues dhe me të shkelen procedurat, ndërkaq diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike. Për shumicën parlamentare, ndërkaq, ligji nuk e rrezikon karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet. Para vazhdimit të mbledhjes së 15-të, Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 16-të në të cilën do të diskutojë rreth ndryshimeve të Ligjit për realizimin e…
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur mbrëmë në Tetovë, Konventën promovuese të 18 kandidatëve për kryetarë komune dhe 24 bartësve të listave për këshilla komunal për zgjedhjet lokale 2017. Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë anëtarë dhe përfaqësues të kësaj partie si dhe mysafirë të ndryshëm nga jeta politike në vend. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se subjekti të cilën e drejton ai do të vazhdojë të luftojë për mbijetesën e idesë kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në vend. Ai theksoi se PDSH-ja në këto zgjedhje nuk doli me kandidatin e saj për kryetar komune në Kërçovë, jo…
< Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe zëvendës ministri i pushtetit Lokal Dejan Pavleski sot marrin pjesë në panel diskutimin me temë “Zhvillimi i barabartë rajonal dhe lokal – nevojë për çdo demokraci funksionale”, që do të mbahet në Qendrën rinore kulturore në Shkup. Në tribunë, e cila organizohet nga Fondacioni Fridrih Ebert, do të marrin pjesë zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Agjushev, drejtori i FES për Maqedoni dhe Kosovë, Frank Hantke dhe eksperti, Jane Vrteski. Janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente, si dhe organizata qytetare.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë të parë duhet të mbajë Këshilli kombëtar për eurointegrime. Në rend të ditës së Këshillit është Prezantimi i aktiviteteve të realizuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për integrimin në Bashkimin Evropian, në tremujorin vijues dhe nevoja për konsenzus të gjerë kombëtar. Anëtarët duhet ta shqyrtojnë dhe miratojnë Planin e aktiviteteve të Këshillit kombëtar për eurointegrime për periudhën shtator-dhjetor 2017.
Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të kohëpaskohshëm lokal, në disa vende të përcjellë me bubullima të rralla dhe me përforcimin e erës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, në disa vende do të arrijë shpejtësi deri në rreth 65 km/h. Indeksi UV do të jetë 5. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 33 gradë Celsius.Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme…
Debati për nevojën e sjelljes së ligjit për gjuhët, ka qenë arsyeja që deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së përsëri të përplasen ashpër me akuza dhe fyerje mes vete. Deputetët e opozitës maqedonase, edhe sot mbajtën qëndrimin se nevoja e ligjit për gjuhët nuk duhet të sillet pasi është antikushtetues. Madje deputeti Antonio Milloshoski, tha se LSDM e sjell këtë ligj me qëllim për të mbuluar krimin e funksionarëve të BDI-së. Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE “E di që kjo është nevoja e disa funksionarëve shqiptarë për ta mbuluar paaftësinë ose korrupsionin. Kryetari i Komunës së Çairit ka marrë 14 për qind provizion…
19 September Lideri iVMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për herë të parë pas 8 vjetësh në Alsat thotë se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre. Në një intervistë në emisionin 200 që transmetohet sonte në 22 e 30, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill. Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave…
19 September Kuvendi vazhdon debatin për Ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete. Edhe sot, deputetët opozitarë akuzuan shumicën për tendenca për federalizimin e Maqedonisë. Sipas tyre, me këtë ligj LSDM dhe BDI po tentojnë të fshehin dështimet e tyre. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski akuzoi kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti se ka marrë përqindje nga projekti i sheshit Skënderbeu. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka marrë 14% provizion nga sheshi Skënderbeu. 450 mijë euro i ka marrë Izet Mexhiti-…

