Më shumë para për qytetarët, është hequr taksa radiodifuzive, është rritur paga minimale, është siguruar kompensim për punëtorët nga firmat e familentuara. Për vetëm njëqind ditë Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare treguan se mund të punohet me nder, përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve, në vend të kriminalitetit dhe shkatërrimit të shtetit në interes të individëve, ashtu siç ishte në kohën e VMRO-DPMNE-së.
Përmes punës së ndershme, të përgjegjshme dhe efikase dhe përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive për luks, u sollën një sërë masash të cilat zgjidhin problemet shumëvjeçare të qytetarëve. Tashmë nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të jetë 12.000 denarë dhe kjo do të vlejë edhe për të punësuarit në industrinë e drurit, tekstilit dhe lëkurës, të cilët nuk do të jenë më të diskriminuar dhe do të përfitojnë pagë të njëjtë me të punësuarit tjerë. Përgjithmonë u zgjidh edhe problemi me punëtorët e falimentuar. Rreth 3000 persona nga kjo kategori do të përfitojnë kompenzim mujor prej 7596 denarëve me çka do t’u sigurohet mbështetje materiale dhe do të përmirësohet padrejtësia shumëvjeçare që u bë ndaj tyre.
Po hiqet edhe taksa radiodifuzive, që nuk do të jetë më ngarkesë për qytetarët dhe firmat. Edhe për kundër obstruksioneve të shumta nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare tregojnë se fjala është fjalë dhe se të gjitha reformat do të realizohen në interes të qytetarëve. Në vend të luksit, tenderëve të dyshimit dhe provizionet për Nikolla Gruevskin, paratë e qytetarëve sot po shfrytëzohen për paga më të larta dhe pensione, mbështetje për të falimentuarit dhe buxhete familjare më të larta. Përveç nivelit qendror, ky parim do të vazhdojë edhe në nivel lokal, kur në zgjedhjet lokale qytetarët do të zgjedhin ofertën e ndershme të LSDM-së dhe koalicionit dhe do t’i japin fund qeverisjes kriminale dhe destruktive të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal.

