Biznesmeni Gentian Lika është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi emri i tij është përmendur në dosjen e AKSHI-t.
Emri i tij ka dalë dosje si një nga përfituesit e tenderave të këtij institucioni. Ende nuk ka informacion për thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, apo nëse do t’i komunikohet ndonjë akuzë nga ana e organit të akuzës.
Një ditë më parë, në SPAK shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje edhe ish drejtuesja e Agjencisë, Mirlinda Karçanaj. Ajo ishte lënë në GJKKO në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë e zbuti masën në detyrim paraqitje.
Kujtojmë që SPAK i akuzon të pandehurit e kësaj dosjeje se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Në kërkim mbeten ende Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Në fund të Prillit, Prokuroria sekuestroi 52 prona, llogarive bankare dhe pasurive të tjera me vlerë 40 milionë euro që i përkisnin të të pandehurve të kësaj dosjeje.


