<
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe zëvendës ministri i pushtetit Lokal Dejan Pavleski sot marrin pjesë në panel diskutimin me temë “Zhvillimi i barabartë rajonal dhe lokal – nevojë për çdo demokraci funksionale”, që do të mbahet në Qendrën rinore kulturore në Shkup.
Në tribunë, e cila organizohet nga Fondacioni Fridrih Ebert, do të marrin pjesë zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Agjushev, drejtori i FES për Maqedoni dhe Kosovë, Frank Hantke dhe eksperti, Jane Vrteski.
Janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente, si dhe organizata qytetare.

