Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të mbledhjes
së 15-të duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Deputeti mbrëmë deri vonë diskutuan rerth këtij ligji dhe patën mendime të ndara për të. Opozita akuzoi se ligji është jokushtetues dhe me të shkelen procedurat, ndërkaq diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike. Për shumicën parlamentare, ndërkaq, ligji nuk e rrezikon karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet.
Para vazhdimit të mbledhjes së 15-të, Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 16-të në të cilën do të diskutojë rreth ndryshimeve të Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci – Shtip me të cilin me aneks të marrëveshjes parashihet vazhdimi i afatitpër ndërtimin e këtij aksi rrugor. Vazhdimi i ndërtimti nuk do të ektë implikime shtesë financiare
ndaj Buxhetit.
Minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski të hënën deklaroi se me Aneksin e marrëveshjes që e miratoi Qeveria propozohet afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci – Shtip
të vazhdohet deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm. Afatin plotësues e kërkoi kryesi, sepse
nuk ka arritur ta përfundojë ndërtimin deri më 1 maj të këtij viti.
Data 20.05.2026
Aktuale
- LSM: Shporta sindikale minimale në muajin maj është 68.743 denarë
- Veliaj kërkoi shfuqizimin e “arrestit në burg”, Gjykata Kushtetuese mbyll seancën pa vendimmarrje
- Mickovski: Takim i radhës kushtuar agjendës reformuese
- Siljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave me BE-në
- Padi penale kundër prindërve të nxënësve që rrahën dhe filmuan vajzën 12-vjeçe
- VLEN: BDI e nxori studentin në rrugë, ne po i bëjmë të gjitha provimet në gjuhën shqipe
- Arrestohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në disa xhami
- “Shkrirja” e Komisariatit pas paligjshmërive të bluve, Hita takon dhe paralajmëron vartësit: E papranueshme situata në Sarandë! Kush mban lidhje me krimin do përballet me drejtësinë!

