Deputeti i BDI-së Artan Grubi duke treguar fotografi në të cilët shihet si deputeti i VMRO – DPMNE-së Anotnio Milloshoski proteston në vitin 1997 kundër mësimit në gjuhën shqipe në Fakultetin Pedagogjik, pyeti si është e mundur që Milloshoski të jetë hipokrit dhe tani të tregohet si avokat i shqiptarëve. “Ish ministri për punë të jashtme në atë kohë kërkonte dhoma gazi për shqiptarët dhe thoshte që vetëm shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë. E pyesim veten si mund ai tani të jetë aq i zemëruar për interesat e shqiptarëve”, deklaroi Grubi. Mes tjerash, sipas Grubit, kjo sjellje e…
Author: almakos
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë se LSDM-ja po propozon Ligjin për gjuhët me qëllim që të fsheh punën e zv/kryeministrit Ko¬ço Angjushev dhe mashtrimin prej 6 milionë euro që ka bërë ministri për investime të huaja Ramiz Merko me ndriçimin publik, përmes kompanisë “Siti llajf”, kompani e cila sipas Milloshoskit nuk i ka plotësuar kushtet për të fituar këtë tender.“Me atë që them se Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga,…
“Ju e shihni se sa e vështirë duket Bota jashtë këtij universiteti. Shifrat e larta të papunësisë dhe trendet e rritjes ekonomike, si rrjedhojë edhe krizat financiare, mbase edhe në përmasa globale, nuk janë aspak inkurajuese. Por, në të njëjtën kohë, tregjet po hapen me shpejtësi dhe konkurrenca për punë po bëhet shumë më e ashpër edhe globalisht. Megjithëkëtë, dëshiroj t’ju inkurajoj që ju gjithmonë të mendoni pozitivisht. Aty ku ka rrezik, në të njëjtën kohë ka edhe shanse dhe mundësi. Ky globalizim dhe kjo konkurrencë, megjithatë sjellin rregulla të reja loje, ku do të çmohet më i afti, më…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqrija Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar siç tha ai, ndaj shpifjeve që po i bëjnë deputetë të kuvendit dhe funksionarë të opozitës dhe pozitës ndaj Lëvizjes BESA duke thënë herë se ata janë me LSDM-në e herë me VMRO-në. “Ne nuk jemi qere as të LSDM-së e as të VMRO-së. Në kohën që ne e mbështetën rënien e regjimit VMRO-BDI na thoshin jeni me LSDM-në. Sot pse jemi opozitë na thonë se jemi me VMRO-në. Arsyeja është se ju jeni mësuar që shqiptarët të jenë ose qere e VMRO-së ose e LSDM-së. Ne nuk…
Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkut në Maqedoni, Uranija Pirovska, do ta kyejë funksionin e zëvendës vëzhguesit në Bordin drejtues të Agjencisë evropiane për të Drejtat Themelore. Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që avokati i popullit, Ixhet Memeti do jetë vëzhgues në këtë organizatë ndërkombëtare ku Maqedonia është anëtare.Kërkesë për anëtarësim Maqedonia ka ngritur prej vitit 2008, ndërsa është pranuar prej në gusht të këtij viti. Me atë u bë vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që ka fituar të drejtë të merr pjesë në punën e agjencisë. Anëtarësimi u interpretua si sinjal nga Bashkimi…
Për shkak të mungesës së kuorumit është ndërprerë seanca e 16-të në të cilën me procedurë urgjente duhet të sillen ndryshimet ligjore Për shkak të mungesës së kuorumit është ndërprerë seanca e 16-të në të cilën me procedurë urgjente duhet të sillen ndryshimet ligjore me të cilat me aneks të marrëveshjes duhet të vazhdojë ndërtimi i autostradës Milladinoc – Shtip deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi iu bëri thirrje koordinuesve të grupit të deputetëve të sigurojnë kuorum dhe theksoi se që dje deputetët janë njoftuar se për sot është caktuar seancë urgjente e…
“Partitë Politike dhe votuesit në debatet demokratike para zgjedhjeve të 15 tetorit vend të posaçëm t’i japin gjendjes në të cilën ndodhen fëmijët”, kështu porositi përfaqësuesi i UNICEF-it në vend Benxhamin Perks. Në thirrjen e hapur të Perksit për partitë politike thuhet se prioritetet të cilat partitë dhe votuesit do t’i vendosin para zgjedhjeve do ta përcaktojnë botën në të cilën jetojnë fëmijët. “Pothuajse një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në varfëri që e shkatërron shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Edhe përkundër avancimit shumëvjeçar në uljen e vdekshmërisë te fëmijët, të dhënat e fundit tregojnë se Maqedonia është vendi…
LSDM si partnere koalicioni përveç BDI-në ka edhe Aleancën për shqiptarët. Megjithatë LSDM ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar vetëm me BDI-në dhe jo me Aleancën, shkruan gazeta Lajm. Ky akt ka bërë që në opinion të parashtrohen shumë pyetje dhe dyshime rreth sinqeritetit të LSDM-së, në raport me shqiptarët. Shqiptarët në zgjedhjet e fundit votuan kundër BDI-së, edhe votat shqiptare në adresë të LSDM-së ishin anti BDI. Së fundmi më këtë fenomen e ka komentuar edhe njohësi i rrethanave politike, Robert Nesimi. Ja se çfarë shkruan ai në facebook.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën publike të mbajtur sot e ka cilësuar si të pabazë ankesën e anëtarit të KSHZ, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, pasi shkarkimi i tij është në suaza të Kodit Zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën publike të mbajtur sot e ka cilësuar si të pabazë ankesën e anëtarit të KSHZ, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, pasi shkarkimi i tij është në suaza të Kodit Zgjedhor. Anëtari i Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit Goran Milenkov, tha se ndryshimet dhe plotësimet e rregullores zgjedhore parashikojnë që përbërja e komisionit të…
Lëvizja BESA i ka reaguar BDI-së pas akuzave për dyshime koalicionimi me VMRO-DPMNE-në. “Marrëveshje parazgjedhore me parti maqedonase nuk bëjmë. Nuk jemi si BDI e cila përmes votave dhe partive maqedonase dëshiron ta ndryshoje vullnetin politik te shqiptaret siç është rasti me komunën e Çairit, Tetovës e Gostivarit. Ne e pranojmë vullnetin e shqiptarëve, por nuk duam që maqedonasit të ndërhynë në përfaqësimin tonë”, kanë thënë në BESA, njofton Medial.mk. Ndryshe, nga BDI theksuan se BESA do të duhet t’i përgjigjet kërkesës publike të nënkryetarit të LSDM-së i cili kërkon që kjo Lëvizje të deklarohet publikisht se a ka marrëveshje…
Në Kuvend vijon debati mbi projektligjin për përdorimin e gjuhëve. Si dhe ditëve të kaluar, ashtu dhe sot, debati rrjedh në replika dhe kundër-replika të ashpër, në veçanti në këtë rast mes deputetëve të BDI-së dhe VMRO – DPMNE-së. Pas sulmit se BDI ka pranuar shuma të majme për sheshin “Skënderbe” dhe se është parti që kërkon mjete financiare për shkëmbim të një vendi të punës, deputeti i integristëve Ejup Alimi me kundër-përgjigje të ashpër. “Unë kisha 16 vjet kur kërkonit dhoma gazi për shqiptarët, ju nuk jeni jeni demokrat dhe populli shqiptar këtë gjë shumë mirë e dinë”, deklaroi…
20 September Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme e konfirmoi Propozimin e Lëvizjes Besa që Ermira Asani Salija të jetë anëtarja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi dje në Komision e parashtroi Propozimin e Lëvizjes BESA për anëtar të KSHZ-së të jetë Ermira Asani Salija, juriste e diplomuar nga Gostivari dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të partisë. Asani Salija vjen në vend të Bedredin Ibrahimit nga PDSH-ja, sepse BESA është partia e katërt sipas numri të deputetëve në Parlament.Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski e falënderoi…

